• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA: Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

by Ardit Rada
26/02/2021 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë vaksinat e saj në Ballkan. Disa ekspertë thonë se kjo është një përpjekje për të rritur ndikimin e saj në rajon.

Hungaria ishte e para anëtare e Bashkimit Evropian që mori vaksinat e prodhimit kinez Sinopharm.

Kina ka premtuar të dhurojë 30,000 doza për Malin e Zi ndërsa Serbia ka marrë tashmë 1.5 milion doza.

Vëzhgues të rajonit thonë se përpjekjet e Kinës në Ballkan janë një formë e diplomacisë së vaksinave.

“Mendoj se në planin afatgjatë, fakti që Evropa nuk e tregoi veten si një lojtare që mund të ndihmojë rajonin, do të ketë pasoja negative. Të gjithë po shohim se si Serbia iu drejtua Rusisë dhe Kinës për të blerë sasi të shumta vaksine. Kjo tregoi se Serbia, e cila prej vitesh ka thënë se i duhet të tregohet e ekuilibruar dhe jo e angazhuar vetëm ndaj Perëndimit, e luajti lojën me zgjuarsi. Unë mendoj se është gabim i madh për Perëndimin që të mos sjellë zgjidhje për vaksinën dhe tani, Kina dhe Rusia po dalin të fituara”, thotë Damir Marusic, studiues në Këshillin e Atlantikut në Uashington.

Në Bosnjë-Hercegovinë, vaksinimi filloi vetëm në njërën nga dy entitetet e saj. Republika Serbe e Bosnjes, tradicionalisht e afërt me Rusinë, siguroi një numër të vogël dozash tëvaksinës ruse Sputnik V dhe planifikon të marrë të tjera në të ardhmen. Ata kanë gjithashtu një kontratë fillestare për të blerë vaksina nga Kina. Subjekti tjetër (Federata e Bosnje-Hercegovinës) është mbështetur vetëm në sistemin Covax dhe nuk ka marrë ende asnjë dozë.

“Në një pandemi është krejtësisht e papërgjegjshme të mbështetesh vetëm në premtimin se diçka do të bëhet dhe të mos kesh një alternativë të dytë ose të tretë,” thotë Bakir Nakas, specialist i sëmundjeve infektive.

Por ajo që disa ekspertë e shohin si shqetësuese është mungesa e informacionit për cilësinë e vaksinave, krahasuar me ato të prodhuara në Perëndim. Shumë njerëz besojnë se Kina po përdor shpërndarjen e vaksinave për të fituar ndikim dhe për të treguar se sistemi autoritar i Kinës është më efikas sesa demokracitë perëndimore.

“Kina mund ta përdorë këtë si një shembull që marrëdhënia e Serbisë me Kinën ka qenë në të mirë të Serbisë. Pikërisht këtë ka thënë edhe Presidenti Vuçiç, pra ‘shihni se çfarëkemi mundur të marrim nga miqtë tanë kinezë’ ndërsa Bashkimi Evropian dhe sistemi Covax ka qenë tepër i ngadaltë në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, për të cilat të gjitha vendet kanë pasur nevojë të jashtëzakonshme,” thotë David Shullman, i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Uashington.

Zoti Shullman shton se në të ardhmen, do të jetë me rëndësi të vëzhgohen veprimet e Kinës edhe në fusha të tjera, si teknologjia dhe novacioni./VOA

Next Post
Miratohet kura që përdori Donald Trump për Coivid-19

Miratohet kura që përdori Donald Trump për Coivid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In