• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VOA publikon kërkesën e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Duhet reformë për klimën e investimeve

by Java News
10/02/2020 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri u bëri sot thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa të reja për të përmirësuar klimën e biznesit dhe të investimeve.
Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, tha se aktualisht ekonomia shqiptare po përballet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll si dhe me pasojat e tërmeti, ndaj duhet të bëjë shumë për të tërhequr investime të huaja.

Shqipëria, tha ai, ka nevojë për një reformë në fushën e investimeve, ndërkohë që edhe korrupsioni është i përhapur dhe pengon seriozisht investimet.

“Pengesat kryesore janë; së pari procedurat e zgjatura për marrjen e licensave për investime e ndërtime. së dyti ndryshimi i shpeshtë i taksave dhe niveli i tyre jokonkurrues në krahasim me vendet fqinje, së treti mos-zbatimi i kontratave. Por mbi të gjitha nevojitet vullneti për të luftuar korrupsionin” – tha zoti Jaço.

Sipas raportit Doing Bussines të Bankës Botërore, Shqipëria është është e fundit në rajon me diferencë të madhe në konkurrencën për thithjen e investimeve, ndërsa fqinjët e saj renditen dukshëm më lart se ajo; Shqipëria renditet e 82-ta në botë, ndërkohë që Kosova e 57-ta, Mali i Zi renditet i 50-ti, Serbia e 44-a ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta, veçoi zoti Jaço.

“Investitorët e huaj ndeshin një mori pengesash në Shqipëri”, -tha ai, – duke veçuar rastin e kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, e cila prej një viti nuk po nis dot investimin në aeroportin Nënë Tereza.

Dhoma Amerikane e Tregtisë theksoi se Shqipëria dhe SHBA kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, ushtarake, të sigurisë etj, dhe janë të gjithë mundësinë t’i shtrijnë ato edhe në fushën tregtare.

Shkëmbimet tregtare mes tyre janë vetëm 100 milionë dollarë, shumë të ulëta krahasuar me potencalin, ndërsa me shkëmbimet tregtare amerikano-maqedonase janë mbi dy herë më të larta se me Shqipërinë, ndaj është e nevojshme të lehtësohen shumë kushte ekonomike, që Shqipëria të bëhet vërtet një vend tërheqës për mikpritur investimet e huaja. /voa/

Next Post
Arrestohet polici, qëlloi me armë dhe i jepte makinës në gjendje të dehur

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur në zonën e plazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In