• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VOA: Presidenti Putin pothuaj i fitoi zgjedhjet në Rusi

by Java News
18/03/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusët iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjet presidenciale, të cilat me siguri do t’i lejojnë Presidentit Vladimir Putin të forcojë pushtetin e tij. Vëzhguesit e opozitës raportuan për parregullsi të shumta, të cilat variojnë që nga organizimi i votimit të përsëritur të të nëjtëve persona në disa qendra votimi, dhe deri tek mbushje kutish në disa rajone.

Në garë me Presidentin Putin janë shtatë kandidatë të tjerë, por asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik real. Ai pritet që në këto zgjedhje të marrë mbi 50% të votave, ndërsa ekipi i tij elektoral shpreson që ai të marrë 70%. Presidenti Putin ka mbajtur poste drejtuese prej 18 vjetësh. Në Moskë, votimet u hapën në orët e para të mëngjesit.

“Nuk mund të them se për kë votova, është private. Por unë dua një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët e mi. Dua që gjithçka të jetë e drejtë dhe e ndershme dhe në përputhje me ligjin”, tha Vyacheslav Myshlyaev, një votues nga Moska. “Votova për një kandidat të fortë, për atë që është i besueshëm”, thotë një tjetër votues, Alexei.

Vëzhguesit opozitarë të lëvizjes së Alexei Navalny-t raportuan probleme dhe përpjekje të organizuara, si p.sh. transporti i organizuar masiv drejt qendrave të votimit, madje edhe i të njëjtëve persona për të votuar në mënyrë të përsëritur në disa qendra votimi.

 

“Këto zgjedhje do t’i quaja ‘zgjedhjet e autobusave’, pasi shumica e shkeljeve të raportuara nga vëzhguesit ka të bëjnë me transportin zinxhir të njerëzve nëpër qendrat e votimit. Transporti nuk kryhet vetëm nëpërmjet entiteve private, por edhe nëpërmjet atyre shtetërore, duke transportuar madje edhe vetë punonjësit e policisë”, tha Ivan Zhdanov, i grupit të vëzhguesve të opozitës.

Vëzhguesit folën gjithashtu për mbushje të kutive të votimit në disa rajone, si në Rostov dhe Kasnodar. Ndërsa anketimet tregonin një nivel mbështetje prej 70% për zotin Putin, pra 10 herë më shumë se kandidati më i afërt, lëvizja opozitare e zotit Navalny po udhëheq një fushatë për bojkotimin e votimit, ndërsa organizatorët e zgjedhjeve po punojnë për të siguruar pjesëmarrjen në nivel të lartë të votuesve, gjë që do t’i jepte legjitimitet këtyre zgjedhjeve që shikohen si të paracaktuara.

Zgjedhjet po zhvillohen edhe në Krime, rajonin ukrainas të pushtuar nga Rusia, ku kanë shkuar si vëzhgues një numër i vogël politikanësh evropianë që janë miq të Putinit.

 

Udhëheqësi opozitar Navalny i tha Zërit të Amerikës se “ata mund të jenë vëzhgues, aq sa ç’mund të jenë kandidatët e tjerë ‘rivalë’ ndaj Putinit”, ndërsa foli për një proces krejtësisht fals dhe qesharak.

Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja nuk pranuan të dërgojnë vëzhgues në Krime, për të mos i dhënë legjitimitet pushtimit nga Rusia të këtij rajoni.(voa)

Next Post
ANALIZA/ Lojrat e fatit kanë peshën kryesore të ekonomisë private  në Shqipëri

ANALIZA/ Lojrat e fatit kanë peshën kryesore të ekonomisë private në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In