• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA: Përgjysmohen viktimat gjatë javës së fundit në Shqipëri. Procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta

by Java News
20/04/2021 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh vijon rënia e rasteve të reja me COVID 19. Numri i viktimave po ashtu ka ardhur duke u reduktuar ndjeshëm, paralelisht me zvogëlimin e shtrimeve në spitale.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në javën e fundit 13 Prill-19 Prill, numri i të infektuarve rishtazi ra me 31.7 përqind duke zbritur në kuotën e 1176 rasteve, niveli më i ulët javor që prej periudhës 6 Tetor -12 Tetor, të vitit të shkuar. E hëna shënoi një tjetër kuotë ditore prej 100 të prekurish, e cila nuk ishte regjistruar që prej 1 Shtatorit të vitit të shkuar. Rastet pozitive të konfirmuara u identifikuan, sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 nga 62 bashki të vendit: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, dhe nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Rënie e fortë e rasteve nuk duket të jetë ndikuar nga testimet, të cilat u ulën lehtazi me vetëm gati 5 përqind gjatë javës së fundit, kur u realizuan në total 17.965 tamponë. Këtë e dëshmon dhe fakti se pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ra me 2.5 pikë të tjera përqindje duke zbritur në 6.5 përqind, një nga nivelet më të ulta që prej fillimit të pandemisë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Një rënie e fortë u shënua gjatë javës së fundit edhe sa i përket numrit të jetëve të humbura. Në total u rregjistruan 26 viktima, ose gati 45 përqind më pak se java pararendëse (6 Prill – 12 Prill). Bëht fjalë për nivelin më të ulët që nga mesi i Tetorit të vitit 2020. Ndërkohë numri i të shtruarve në spitale vijoi tendencën rënëse, ndonëse me ritme më të moderuara. Të hënën numëroheshin 173 pacientë nga 204 të tillë që ishin të hënën e një jave më parë. Ndërsa ata që kanë qenë në gjendje të rënduar dhe janë trajtuar në terapi intensive janë reduktuar lehtazi.

Shqipëria po vijon me ritme të larta procesin e vaksinimit. Deri mbrëmjen e së hënës ishin realizuar gati 346 mijë vaksinime, ndërsa në total Shqipëria ka marrë deri më tani mbi 700 mijë doza të 4 llojeve vaksinash, nga Pfizer, te Astrazeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Për të ruajtuar situatën e favorshme, e cila mund të rrezikohet të marrë një kthesë negative për shkak të fushatës elektorale, autoritetet po përpiqen të frenojnë faktorët e jashtëm. Shqipëria ka vendosur të kufizojë që nga kjo e martë, hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia për dy javët e ardhshme, pas përkeqësimit të situatës së Koronavirusit në këto dy vende dhe frikës së lëvizjeve masive për shkak të Pashkëve ortodokse në fillim të muajit maj. Vendimi u mor të hënën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. “Afrimi i ditës së Pashkëve gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të qytetarëve nga vendet fqinje, që mund të vendosin vendin në një situatë të rënduar epidemiologjike. Duke pasur parasysh dhe situatën tonë lokale, ku vendin e parë për numër rastesh të reja e zë Gjirokastra, pasuar nga Korça, mendojmë që duke filluar nga dita e nesërme të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, deri në datën 3 maj. Do ta rivlerësojmë, në varësi të dinamikës së situatës, do ta vlerësojmë përsëri pas dy javësh”, deklaroi kryetarja e këtij Komiteti Mira Rakacolli.

Përmirësimi i vazhdueshëm i situatës ka shtyrë dhe në një lehtësim të kufizimeve sa i përket mësimit në shkollat e mesme. “Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë në mësim online, si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend mund të fillojnë edhe mësimin në klasë, të futen në skenarin e kombinuar”, tha zonja Rakacolli./ VOA

g.kosovari

Next Post
U kap duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm në Korçë/ Arrestohet 34-vjeçari nga Fieri

U kap duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm në Korçë/ Arrestohet 34-vjeçari nga Fieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 25-të, qytetarët marshojnë para Kryeministrisë

Protesta në ditën e 25-të, qytetarët marshojnë para Kryeministrisë

June 24, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

June 24, 2026
Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

June 24, 2026
Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

June 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

June 24, 2026
Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

June 24, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit

June 24, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Do të ishte ndryshe sikur lopët të shiteshin me metër katror

June 24, 2026
Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In