• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA: Pakti me Greqinë s’është në dorë të PS, Meta rol vendimtar

by Java News
05/10/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes, se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, ajo do të kalojë në parlament, pa pritur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.

Komentet e zotit Rama në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla në televizionin “Vizion Plus”, pasuan deklaratën e një dite më parë në Zërin e Amerikës, të Presidentit Ilir Meta i cili theksoi se “është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, tha zoti Meta, duke shpjeguar se këtë gjë ia ka bërë të qartë dhe kryeministrit Rama.

Por kreu i qeverisë foli për “një opinion të Presidentit” duke shtuar se “parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh zoti Rama.

Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një “marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë” dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla “mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës”. Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e zotit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast.

Po dje, mbi deklarimet e zoti Meta, u shpreh dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin, siç pohoi kreu i Shtetit, kishin patur mosmarrëveshje për çështjen e Detit. Shefi i diplomacies shqiptare, iu shmang qëndrimeve që do ta vinin në përplasje direkte me zotin Meta, ndërsa tha se “negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përmend një shprehje popullore ne nuk mund të bëjmë dasëm, kur nuk kemi çiftin. Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar, dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekpi, përfshirë Presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Bushati. Ai shtoi se “në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse vetëm 3 nga 9 anëtarët e saj u rikonfirmuan në detyrë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit. Për momentin askush nuk mund të thotë se kur do të mund të plotësohen vendet e mbetura bosh, përsa kohë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve nuk është i plotësuar me anëtarët e vet.

/Zëri i Amerikës/ma.me

Next Post
Xhisiela Maloku: Nuk jam përdhunuar kurrë, u talla me policinë

Probleme me shëndetin? Xhisiela publikon foto nga spitali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

February 13, 2026
Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

February 13, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

February 13, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

February 13, 2026
Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In