Partia në pushtet në Maqedoni VMRO-DPMNE në mënyrë institucionale po kërkon vota në Kosovë. Portali “Dokaz” (“Dëshmia”) duke iu referuar burimeve të sigurta se ekipe të Ministrisë së Jashtme bashkë me funksionarë të VMRO-DPMNE dhe Todor Petrovin e Kongresit të Bashkuar Maqedonas, kanë qëndruar në Dragash për të regjistruar pjesëtarë të komunitetit të ashtuquajtur goran si shtetas të Maqedonisë, informon INA. Atyre u janë shpërndarë kërkesa për të aplikuar për shtetësi të Maqedonisë, që më pas të jenë votues në zgjedhjet e ardhshme. Sipas portalit në fjalë, përveç kërkesave atyre u janë dhënë edhe euro. Plani i ngjashëm ishte zhvilluar edhe në Pustec të Shqipërisë në disa cikle të kaluara zgjedhore në Maqedoni.