• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VMRO-DPMNE, mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Parlamentit maqedonas, Talat Xhaferi: T’i japim fund sjelljeve të…!

by Java News
30/05/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka ngritur një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi. Opozita e akuzon zotin Xhaferi të ketë vepruar jashtë rregullores së punës së parlamentit, të ketë ushtruar trysni psikologjike ndaj punonjësve dhe së fundmi për mbylljen e derës së sallës duke i mbajtur deputetët opozitarë në seancë jashtë vullnetit të tyre.

VMRO-ja thotë se shpreson që ky mocion nuk do të përfundojë në sirtarët e kreut të parlamentit. Shefi i grupit të deputetëve të VMRO-së, Nikolla Micevski duke iu bërë thirrje jo vetëm ligjvënësve opozitarë, por edhe atyre social-demokratë (LSDM) në pushtet që ta mbështesin mocionin, u shpreh se “duhet t’u jepet fund sjelljeve të këtij njeriu (Talat Xhaferi) që e ka uzurpuar këtë funksion dhe sillet sikur të ketë të drejtë të ofendojë, shajë, përulë dhe të mbyllë deputetët”.

Ndërkohë, social-demokratët e quajnë cirk nismën e VMRO-së. LSDM-ja thotë se deputetët e VMRO-së me qëllim bëjnë skandale në mënyrë që të shkaktohen incidente.

Ndërkaq, opozita shqiptare ka mendime të ndara. Aleanca për Shqiptarët thotë se zoti Xhaferi “nuk është kryetar i të gjithë deputetëve por vetëm i shumicës parlamentare”, por se partia është e pavarur në politikat e saj dhe nuk do ta mbështesë nismën për rrëzimin e tij. Ndërkaq, Lëvizja Besa me tre deputetët e saj thotë se do ta votojë mocionin.

Bashkimi Demokratik për Integrim, pjesëtar i së cilës është Talat Xhaferi, nuk ka bërë komente.

Kohët e fundit, një audio-regjistrim i publikuar në internet nxirrte zotin Xhaferi duke bërtitur dhe sharë stafin. VMRO-DPMNE-ja u përpoq ta detyronte kreun e parlametit që të kërkonte falje për veprimin, por ai nuk pranoi, teksa nuk e komentoi audio-regjistrimin.

Nga kabineti i kryetarit të parlamentit nuk kanë sqaruar nëse mocioni do të vihej për diskutim në ndonjë seancë të shpejtë.

Megjithatë, opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e krye-parlamentarit. Që të miratohet mocioni duhet të mbështetet me 61 vota nga 120 që ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase dhe shqiptare së bashku kanë vetëm 55 vota. Nga ana tjetër, nëse ligjvënës të LSDM-së do të votonin për rrëzimin e zotit Xhaferi, atëherë kjo në mënyrë automatike do të detyronte BDI-në të largohej nga koalicioni qeveritar dhe do të rezultonte me prishjen e tij.

Disa analistë në vend i lidhin aktet e VMRO-së kundër kryetarit të parlamentit, me angazhimet e këtij të fundit rreth një nisme për njohjen si genocid të viktimave në Ukrainë nga agresioni rus. Por, një nismë e tillë ende nuk është bërë zyrtare, ndonëse autoritetet në Kiev sugjeruan para pak ditësh edhe gjatë vizitës së Ministrit të jashtëm Bujar Osmani për njohjen nga Maqedonia e Veriut të masakrave ruse si genocid./ VOA

Next Post
Sinjale pozitive?! Putin telefonatë me Erdogan: Rusia e gatshme të lehtësojë eksportet ushqimore nga portet e Ukrainës

Sinjale pozitive?! Putin telefonatë me Erdogan: Rusia e gatshme të lehtësojë eksportet ushqimore nga portet e Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com