Policia po kerkon nje 28-vjeçare e cila ka ikur nga banesa qe nje dite perpara Vitit te Ri dhe ka lene dy femijet e mitur qe i mban gjyshja pensioniste. Sipas njoftimit te policise, më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetases Z.M, vjeç 28, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vjehrra L.M, vjeç 68 banuese në Vlorë, kallëzon se nusja e djalit Z.M, më datë 30.12.2017, është larguar nga banesa pa adresë duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur të moshës 3 dhe 9 vjeç, të cilët i mban gjyshja pensioniste, në kujdestari. Neni 124 i Kodit Penal.
ma.me