• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë/ Tregtarët-Bashës: Nuk kemi asnjë kusht, jemi në mëshirë të Allahut

by Ardit Rada
09/12/2020 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Vlorë, ku ndalesën e parë e pati në tregun e improvizuar të fruta-perimeve.

Tregtarët, por edhe qytetarët të revoltuar denoncuan situatën e rëndë në këtë treg, ku shitja e futave dhe perimeve bëhet në kushte skandaloze.

Tregtarët thanë se janë lënë në mëshirë të fatit nga bashkia dhe qeveria duke mos marrë asnjë masë, megjithë premtimet e shumta, dhe kjo ka bërë që ata që mos punojnë dot dhe të moa sigurojnë dot jetesën e familjes.

‘Të lodhur jemi. Tejet të lodhur. Nuk kemi as kushte, asnjë gjë. Jemi në mëshirë të Allahut. Bie shiu s’kemi strehë. Fryn era s’kemi strehë. Rrimë në diell gjithë beharin në diell’, – shprehet i revoltuar një prej tregtarëve.

‘Gjithë kjo sakrificë, po rrimë për bukën e gojës. Jemi bërë ujë. Kemi ardhur që në orën 4, do vemi ujë në shpi. Asnjë kusht, asnjë gjë. Taksat një për një se vjen polici, na nxjerr nga puna. Gjithë kjo punë dhe jemi në zero në çdo gjë. Malli po na prishet, e hedhim poshtë. Nuk e di sesi do vejë halli ynë’, – thotë një tjetër prej tregtarëve që duhet të shesë në mes të baltës e ujit pa asnjë kusht.

‘Ishim tek tregu na hoqën na sollën këtu në mëshirë të Allahut, edhe çadrat që ngritëm erdhi na i mori na i hodhi atje edhe rrimë në mëshirë të Allahut këtu. Puseta këtu unë këtu, uji kalon, këmbët uji kam ardhur që në orën 4. Kushtet janë.. në ujë në shin a janë bërë këmbët uji, kam ardhur që në orën 4, po rrimë këtu, taksat një për një. Kam 30 vjet paguaj taksa. Duam treg’, – thotë një zonjë ndërsa pret mes erës e shiut të shesë ndonjë produkt.

Edhe qytetarët vlonjatë janë të revoltuar, jo vetëm me gjendjen e tregut, por më shumë me situatën e rëndë ekonomike.

‘Kot sa të psonisim fëmijët kanë ikur të gjithë. Kemi mbetur zall të gjithë. Çmimet në qiell, kot, kot sa rrimë ne këtu. 18 mijë lekë asistencë marr unë. Urdhëro çfarë do marrë unë me 2 mijë lekë?! 18 mijë lekë dhe vetë i katërti. As nuk marrin diçka tjetër.Gruan e kam të sëmurë, paguaj qira, drita, ujë’, – thotë një qytetar ndërsa blen 2 mijë lek të vjetra disa gjëra për familjen.

Kryetari Basha tha se qeveria e ardhshme do bëjë gjithçka që kjo situatë të ndryshojë jo vetëm për tregun e Vlorës, por për Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë.

‘Kështu nuk shtyhet dot më. U bënë 8 vite me gënjeshtra, me premtime që s’janë mbajtur asnjëherë. Kështu nuk shtyhet më asnjë ditë më shumë. Tani e kemi vetë në dorë, se populli e ka vetë në dorë ta ndryshojë qeverinë, të bëhemi bashkë. Ju në Vlorë ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura por të jeni të sigurt, po kështu kudo në Shqipëri, nga i pari tek i fundit. Nga deputeti i parë, kryeministri tek kryetari i bashkisë shohin vetëm interesat e tyre prandaj është gjendja kështu.

Do bëjmë gjithçka për ta ndryshuar. Dhe ndryshimi është shumë afër. Edhe unë të garantoj që qeveria e re që do të vijë, edhe ajo do ti ketë mandatet e kufizuara. Kush nuk i bën dot punët për 8 vite, nuk ka fytyrë, nuk ka gojë të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Mrekullira nuk premtojmë por do punojmë për njerëzit. Do punojmë për njerëzit, do punojmë për ju. Dhe ju do të keni pushtetin për të ndryshuar qeverinë sa herë që nuk punon për ju. Sa herë që mendon për vete’, – tha kreu demokrat.

Next Post
Plarent Dervishaj në arrati, avokati: Vrasja e Lamajt? Paçavure politike! S’e njohim fare dëshmitarin

Plarent Dervishaj në arrati, avokati: Vrasja e Lamajt? Paçavure politike! S'e njohim fare dëshmitarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In