Trageti “Red Star”, me rreth 200 pasagjerë dhe 50 makina në bord, nuk është lejuar të ankorohet në Portin e Vlorës, mëngjesin e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur Kapiteneria e Portit, e cila ka saktësuar se, trageti në fjalë nuk ka qenë i planifikuar për lëvizje.
Sipas informacioneve të fundit, “Red Star”, i nisur nga Bridnizi, aktualisht ndodhet disa milje larg hyrjes së portit, raporton Top Channel.
Ndërkohë që nuk u lejua në tentativën e parë, është lejuar tanimë ankorimi i “Red Stars”. Oasajerët kanë zbritur.









