Në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva ditën e sotme.
Policia bën me dije se lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike, ku u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale.
Blutë e Vlorës theksojnë se vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. /ma.me