Në kuadër të megaoperacionit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe sekuestrimit të sasive të mëdha të drogës, blutë e Vlorës mësohet se kanë vënë në pranga edhe një punonjës policie.
Operacioni është zhvilluar nga policia lokale e Vlorës, ndërsa duke qenë se në pranga është vënë edhe një polic, prezent në këtë aksion ka qenë edhe Shërbimi i Çështjeve te Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se polici në fjalë është i përfshirë në kultivimin e drogës në këtë qytet, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme u bë e mundur edhe sekuestrimi i rreth 15 ton kanabis sativa.
ma.me