Policia në qarkun e Vlorës ka gjetur dhe asgjesuar në orët e fundit mbi 7740 rrënjë narkotike kanabis sativa.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bimët janë gjetur në fshatin Petë.
Sipas burimeve, rreth 4.940 rrënjë janë gjetur të mbjella në parcela, në vendin e njohur si Përroi i Llazos, ndërsa rreth 2.800 të tjera të mbjella në kubikë pranë parcelave.
Burimet shtojnë më tej se, strukturat përkatëse të uniformave blu po punojnë për identifikimin e kultivuesve të bimëve narkotike.