• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vlorë, policia asgjëson 34 parcela droge

by Java News
08/09/2015 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 34 parcela me 3622 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që po punon për identifikimin e kultivuesve.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, parcelat me bimë narkotike u zbuluan gjatë operacioneve antikanabis në fshatrat Treblovë, Lubonjë, Gjorm, Kallarat e Tërbaç, respektivisht 20 km, 30 km, 50 km dhe 45 km në lindje dhe juglindje të qytetit të Vlorës.

Sipas policisë, për të realizuar qëllimin e tyre, kultivuesit kishin zgjedhur toka pa pronarë në zona të fshehura dhe në terren të vështirë, çka e vështirëson punën për identifkimin dhe kapjen e autorëve.

Aksioni i sotëm i policisë së Vlorës është pjesë e operacionit të gjerë antikanabis që ka filluar prej më shumë se 3 muajsh në shkallë vendi dhe që po intensifikohet në vazhdimësi, duke u shtrirë në të gjithë territorin, sipas një grafiku paraprak bazuar në veprimet përgatitore hetimore. Vetëm gjatë 8 ditëve të fundit janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 150 parcela me më shumë se 30 mijë rrënjë kanabisi, ndërkohë që u shpallën në kërkim dy persona.

Në harkun kohor të më shumë se tre muajsh, policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar të paktën 95 mijë bimë narkotike, ndërkohë që janë kapur apo shpallur në kërkim, më shumë se 20 persona, të dyshuar si kultivues të tyre.

Next Post

Shqipëri - Portugali, Gaz Paja del “huq”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com