• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë/ Policia arreston 7 persona, dy prej tyre ishin në kërkim

by Java News
12/07/2019 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka arrestuar gjatë ditës së sotme 7 persona të cilët akuzohen për veprimtari të paligjshme, të ndryshme.

Dy nga të arrestuarit kanë qenë në kërkim më parë nga policia, ndërsa 5 prej tyre janë kapur në flagrancë. Të ndaluarit dyshohen për vepra penale të ndryshme, që nga vjedhja, mashtrimi e deri te dhuna në familje.

Ndërkohë, të gjitha materialet në ngarkim të secilit janë referuar në Prokuroritë përkatëse për ndjekien e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në vijim të punës intensive për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, gjatë 24 orëve të fundit Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e 7 personave.

(2 në kërkim, 5 arreste në flagrancë)

Vlorë, ndalohet shtetasi në kërkim N. K., 30 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Selenicë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e ka dënuar me 16 muaj burgim për “Vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Vlorë, Ndalohet shtetasi në kërkim Xh. Rr., 26 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A.Ç., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka vjedhur me dhunë një fëmije të mitur duke i marrë një byzylyk floriri.

Vlorë, arrestohet shtetasi V.Ç, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në një lulishte duke poseduar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Vlorë, arrestohet shtetasi A. A., 31 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është kapur nga policia jashtë vendit të qëndrimit të detyrueshëm.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin “Mercedes Benz” në gjendje të dehur.

Sarandë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 52 vjeçare, për motive të dobëta.

Të gjitha materialet në ngarkim të secilit janë referuar në Prokuroritë përkatëse për ndjekien e veprimeve të mëtejshme hetimore./l.m

Next Post
FOTO/ Brenda ishullit të çmendur ku studentët tërbohen me hashash, alkool dhe plazh nudo

FOTO/ Brenda ishullit të çmendur ku studentët tërbohen me hashash, alkool dhe plazh nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In