Në një postim në “Facebook” ku nxjerr foto nga takimi i LSI-së në Vlorë, Vasili jep mbështetjen për të gjithë kandidatët e kësaj force duke nisur nga Luan Rama deri tek i fundit. Ai e cilëson një listë të kristalë dhe fituese.
“Krenar për Listën e kristaltë, fituese e madhe e LSI në Vlorë!
Krenar për këtë skuadër të mrekullueshme politike.
Është skuadra politike, që Vlora priste prej vitesh.
Krenar për Luanin, krenar për vajzat e djemtë e mrekullueshëm vlonjatë Grisejda, Anxhela, Joana, Dikensi, krenar për një bregdetas dinjitoz si Dhimitraq Lapa, krenar për gratë dinjitoze e të jashtëzakonshme Lirinë dhe Entelën,
krenar për Gjergj Manon, Fred Aligjonin, Evertonin, Ilirin.
Vlora udhëheq fitoren e madhe, përmbysjen historike dhe triumfin e së mirës mbi të keqen! Respekt pa fund dhe përulemi përpara teje Vlora jonë e bukur!”, deklaron Vasili.