• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vlorë, KLSH: Koncesioni i parkimeve me pagesë duhet anuluar, ja shkeljet!

by
13/07/2015 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka audituar Bashkinë e Vlorës dhe Prefektura e këtij Qarku, për zbatimin e procedurave ligjore dhe miratimin me koncesion të administrimit të parkimit me pagesë në rrugë, ka dalë në përfundimin se ai është realizuar në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas njoftimit të KLSH-së, u konstatuan shkelje të dispozitave të ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”, “Për Pronat e Paluajtshme të Shtetit”, “Për Transferimin e Pronave të Paluajtshme Publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore”.

Në shkeljet e vërejtura bie në sy fakti se Bashkia Vlorë me datë 12.01.2015, realizoi procedurën e dhënies me koncesion të parkimit në rrugë, në një kohë kur  komisioni i dhënies me koncesion ka vepruar në kundërshtim me ligjin pasi operatori i vetëm pjesëmarrës dhe fitues i koncesionit nuk plotëson kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pranim/kualifikimit.

Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, përmes përcjelljes së rekomandimeve me shkresën nr. 348/10, datë 30.06.2015, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/Kryetarë të Bashkisë A.M, I.B dhe A.B, për Drejtorin e Infrastrukturës G.SH, si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë M.M dhe P.TH.

Ndërkohë, nga pikëpamja e menaxhimit me efiçiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve të qeverisjes vendore, ky koncesion i mohon bashkisë së qytetit bregdetar fonde të rëndësishme financiare, nëse kjo kontratë koncesionare zbatohet.

Sipas KLSH, nëse zbatohet kontrata koncesionare për parkimin me pagesë në rrugët e qytetit, impakti financiar negativ për Bashkinë Vlorë do të jetë i konsiderueshëm, ku vlera e të ardhurave të pritshme për të gjithë periudhën e koncesionit, e përllogaritur më pak nga Komisioni i Dhënies me Koncesion, është 218,360,000 lekë, ndërsa subjekti privat përfiton me të padrejtë shumën 184,479,120 lekë.

Po ashtu, Bashkia mund ta kryejë këtë shërbim shumë mirë vetë, ose me ndihmën e ndërmarrjeve të varësisë.

Në këtë kuadër, KLSH i ka rekomanduar Kryeministrit Edi Rama të anulohet ky koncesion si dhe të nisin  procedurat ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga detyra”, për Prefektin e Qarkut Vlorë E.H.

Next Post

Rrëfim për një jetë të bukur, paçka fatkeqësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In