• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfim për një jetë të bukur, paçka fatkeqësisë

by Java News
13/07/2015 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

E shkuara është një strukturë e tërë kujtimesh, vuajtjesh e përjetimesh që na ndjek kudo. Por, në rastin e Liri Lubonjës, autores së librit me kujtime “Kohë të reja-kujtime të vjetra”, ajo është dyfish e vlefshme sepse veçse të tregon sensin se nga ke ardhur, të përshfaq edhe thirrje të këndshme respekti. Në rastin e saj sa i përket rinisë dhe idealizimit të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Liri Lubonja, kolege e vjetër e letrave, tashmë në moshë të tretë është ulur edhe njëherë për të sjellë kujtimet e saj, ku ka ndërthurur këndshëm të shkuarën, të sotmen dhe një kohë që ne po e konsiderojmë si të mesme. Libri rroket menjëherë jo sepse masën e madhe të njerëzve që ajo përmend, shpesh e njeh, por për atë që del në shfletimin e këtyre faqeve: çfarë idhnimesh i jep fati njeriut dhe si i përball qenia.

Dhe, nuk ka ndershmëri më të madhe, sesa kur ajo pyetet për momentet më të bukura të jetës: kujton Luftën ndaj fashizmit dhe rininë. Ka qenë bash e re, me shumë ideale dhe në mes një grupi idealistësh, që në kohët e mëpastajmë do të mbeten të rrallë e më të rrallë dhe shpesh edhe armiqësorë. Me të, me veten dhe me të gjithë. Për një kapriçio të fatit, Liri Lubonja nuk do të përfundojë në burg, njësoj si i shoqi dhe i biri, por jeta do t’i japë të mbajë gati e vetme barrën e familjes, si edhe damkën e të keqit: ‘armikut’. Mu në këtë korridor jete, ajo përshfaq në këtë libër të gjithë botën e vet dhe aty nxjerr më të mirat e saj. Ata që e kanë mbështetur, ata që kishin karakter, njerëzit që u përballën me të drejtën dhe personazhe e personazhe pafund, ku ti shikon një homo-albanicus tepër interesant. Nuk fal dhe si ndodh rëndom në kujtime, gjen momente të tregojë se pse i ruajnë mllefet disa njerëz.

Libri të bën përshtypje më shumë edhe për faktin se ajo me njerëzit e saj ia kanë dalë të keqes dhe sesi ajo ka sfiduar përballë të pamundshmes. I ka vdekur i ati, i vëllai, e motra, të gjithë shumë herët, ka njerëz që s’janë me pushtetin, plot të tjerë me pushtetin dhe një karusel i madh ku të gjithë luftojnë e përpiqen pa u qarë, por për të shpalosur më të mirën në një shoqëri utopike që mezi e presin.

Kjo shoqëri e paslufte i zhgënjen dhe shpejt do t’i marrë me vete në një gremisje të keqe. Familja e saj do ta pësojë fillimisht prej të shoqit dhe më vonë dhe prej të birit. Në internim i mbetet një kohë e gjatë për të përsiatur, por edhe të shikojë sesi ngrihet keq arkitektura e atij regjimi, që e mbajnë ende shokët e shoqet e saj të dikurshme.

Trishtimi më i madh është kur rrëfen llojin e tmerrshëm të luftës brenda llojit dhe si u katandis i gjithë grupimi i madh i të dënuarve duke i nxjerrë sytë-njëri-tjetrit, në momentet që duhet të ishin solidar. Dhe, ajo me një kujtesë matematike, përcjell monotoninë vrasëse të bërjes së dokumenteve, që mund t’i shërbejë në të ardhmen ndoshta edhe për një libër tjetër. E megjithatë, sërish nuk mallkon. Mallkimi ka punë me të, teksa ka humbur njerëz pa fund të familjes, shokë dhe mbi të gjitha nuk ka pasur deri vonë në moshë të thyer një vend normal se ku të fuste kokën.

Endet dhe na tregon indirekt sesi janë shqiptarët e pushtetit dhe dikur bashkëvuajtësit e vet por edhe shqiptari aktiv…Ka sens humori në disa raste, që e ndërpret qesëndia.

Nuk mund të thuhet se libri ka pasur shumë kujdes për strukturën dhe ndërthurjen, megjithëse është bërë me kujdes. Jo pak herë të shkëput vëmendjen nga ndërthurrjet që ajo ka bërë. Por, autorja duket si e bindur se ky handikap kalohet pasi e lexon menjëherë. Shkrimi s’është shumë i rrjedhshëm, por është shumë e saktë dhe vjen me sa duket nga kujdesi i tepruar i zonjës, të mos kalojë në zona të rrezikshme. Mbase ky lloj stili i përket formës, që ka zgjedhur dhe që ndikon në përmbajtje. Në libër ka pikëprekje me disa nga personazhet më të njohura të vendit. Dhe, ka sepse. Kanë qenë dikur miq të Kadaresë por jeta i hedh në trashe të ndryshme. Lubonjat nuk ia falin sjelljen e tij dhe më shumë atë që ai aludon në një vepër për Todin, eksponentin e familjes dhe atij që ndjek furtunën e Enverit. Është disi më e kursyer me Nexhmije Hoxhën dhe sado që e prek është shumë e kujdesshme për ta paraqitur si duhet në luftë. Nuk ofendon, por shpesh qesëndis. E këndshme mbetet mënyra sesi rrëfen për miqtë e saj të vdekur, me të mirat dhe të këqijat, por shpesh edhe gabimet e vetes. Kjo i jep vlerë. Struktura e librit fillon me invers. Në pjesën e parë kemi momentet e para të lirisë demokratike dhe kur sapo shteti shqiptar fillon t’i lehtësojë. Më vonë vazhdon me gjërat e tjera, ku janë përpjekjet për të futur kokën diku.

Në pjesën e dytë s’është lufta por kujtimet e saj për episode të ndryshme, të cilat e bëjnë që me kujdes të përshfaqë dhe jetën e familjes.

Në pjesën e tretë është momenti i plotë i lirisë por edhe i kalvarit të tyre të rinisur në Demokraci, kur presin si Mea culpat e miqve, por edhe shpesh pabesitë e tyre. Falin, por edhe dënojnë. Pjesa e katërt është një miks ku tregon jetën e të vëllait në Amerikë dhe kujtimet mbresëlënëse të vetat dhe mbyllet edhe njëherë me kalvarin e përpjekjeve për të gjetur shtëpi, ku zbulon vuajtjen e të gjithë kategorisë së saj, para pavëmendjes së shtetit shqiptar…Libri lexohet këndshëm dhe është punuar mirë sa i përket grafikës, kuptohet jo në perfeksion, ndërkohë që duhet shënuar se Liria ka treguar se është një publiciste me kurajë dhe ende tejet e vlefshme për letërsinë e këtij lloji. Ka të ngjarë që dashuria për letërsinë ta ketë ndihur për këtë libër…Do donim të shkruante sërish.

Next Post

Basha takon Nuland

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In