Policia e Vlorës ka sekuestruar 128 kilogramë kanabis dhe ka vënë në pranga tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Droga është gjetur në një banesë në fshatin Trevëllazër, e cila shërbente si bazë përpunimi.
Të arrestuarit janë Koçi Myrtaj, Ermal Arapaj e Lisien Aliraj.
Sipas policisë, cituar nga News 24, droga e kapur ka një vlerë tregu 120 mijë euro.