• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë/ Identifikohet autori që plagosi 28-vjeçarin Arlind Lulushi

by Java News
10/02/2017 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Identifikohet autori i atentatit të mbrëmshëm në Vlorë. Policia e Vlorës bën me dije se ka identifikuar autorin e plagosjes së shtetasit Arlind Lulushi, 28 vjeç, mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës. “Autori i dyshuar është shtetasi Paris Sulejmani, 29 vjeç, banues në Vlorë”- njofton policia.

Sipas saj, ky shtetas është person me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar më parë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”. Po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

Ngjarja

Arlind Lulushi u qëllua mbrëmë rreth orës 19:50 në lagjen “Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës”. Sipas Policisë, një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Arlind Lulushi, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në të njëjtin vend si tre muaj më parë, ku i riu punon në një pikë bastesh. Pasi ka qëlluar me armë zjarri, autori është larguar duke përfituar nga errësira. Për t’i shpëtuar vrasjes, 28-vjeçari është larguar me vrap në rrugën kryesore, ndonëse i plagosur, por më pas ka rënë pa ndenja.

Ka qenë një mjet i rastit që e ka çuar me urgjencë në spital. Policia e Vlorës bëri të ditur se është përqendruar në disa pista, që nga hakmarrja e mundshme, pasi djali i xhaxhait të tij është autor i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 2015, deri te larja e hesapeve dhe konfliktet personale të vetë të riut.

Burime të Policisë bënë të ditur se në vitin 2011, Lulushi ka qenë i arrestuar për lëndë narkotike. Për këtë shkak, nuk përjashtohet dyshimi që ai të jetë implikuar në rrjet shitjeje apo trafikimi, por kjo pistë mbetet për t’u verifikuar. Gjithashtu, janë duke u verifikuar konflikte të tjera të tij, por Policia e Vlorës për efekt hetimi nuk bëri të ditur të dhëna konkrete.

Emri i Arlind Lulushit mësohet se lidhet dhe me një ngjarje të rëndë që tronditi dy vite më parë Vlorën, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, mbetën të vrarë pas të shtënave me armë.

Ngjarja ndodhi më 2 janar të vitit 2015. Ervis Lulushi (djali i xhaxhait të Arlind Lulushit) vrau me armë zjarri 21-vjeçaren Paola Bisha dhe kushëririn e saj, Parid Velaj, 28 vjeç. Ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie, pasi autori i kërkonte vajzës, studente në Gjermani, që të lidheshin së bashku. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin, i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij, Ervis Lulushi. Por ai u lirua për mungesë provash.

ma.me

Next Post
CNN surprizon: Detergjentët e rrobave janë vdekjeprurës

CNN surprizon: Detergjentët e rrobave janë vdekjeprurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In