Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Automjeti tip “Smart është djegur rreth orës 03:00 në afërsi të zonës së “Skelës”.
Sipas asasj që bëhet e ditur automjeti ka qenë i parkuar në momentin që është djegur.
Banorët e pallateve pranë kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij zjarri. Policia po heton në dy pista, atë të një zjarrvënie të qëllimshme si dhe për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë që pronari shprehet se nuk ka konflikte me njeri.