Efektivët e policisë së Vlorës kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 10 mijë rrënjë kanabis në fshatin Ramicë. Asgjësimi i lëndës narkotike është bërë përmes djegies.
Policia shprehet se autorët e mbjelljes së kanabisit ende nuk janë identifikuar, teksa hetimet tashmë kanë nisur./java/a.k