• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë/Detajet e rrëmbimit të 24-vjeçarit, pak para fejesës

by Java News
29/11/2018 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje nga zhdukja e nje te riu mbrëmjen e 17 korrikut 2018 në Vlorë. Elis Troqe, 24 vjeç rrëmbehet në mes të qytetit. I sapokthyer nga Italia, ku kishte kryer dënimin për trafikim të lëndëve narkotike, Elvisi kishte vendosur të ndërtonte një jetë të re.

Ditën e ditëlindjes së nënës, Marselës, më 17 korrik 2018 do ti prezantonte dhe vajzën e ëndrrave të tij. Pak para darkës së madhe, rreth orës 18:00, ka dalë nga shtëpia, për tu takuar me një mikun e tij. Vendtakimi ishte Bar “Havana”.

Ka porositur një kafe dhe ujë dhe pas 5 minutash është ngritur nga tavolina duke I thënë mikut të tij se do të takonte 2 minuta një shok e do të kthehej shpejt.

Një “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, e priste në rrugën kryesore. Ervisi pasi përshëndetët me drejtuesin e mjetit hipën në makinë ku dallohen dy persona.

Makina merr rrugën për në “Lungo Mare”, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i shtatë pallateve” drejtohet për nga hotel “Rexhina”. Më pas makina zhduket në afërsi të kompleksit Oslo në Vlorë. Në mbrëmjen e vonë, Krenar Troqi shqetësohet për mungesën e të birit, nis të kërkojë për të nëpër lokalet e qytetit. Asgjëkundi nuk gjen gjurmë të Elvisit.

Po atë natë, Krenari i është drejuar Policisë duke denoncuar humbjen e të birit.

Zhdukja e Albano Xhaferajt dhe Elvis Troqes janë rastet e zhdukjes së personit që po hetohen nga prokuroria.

“Kemi pasur dy raste, që pas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës, duke qenë se janë konstatuar element të veprave penale, të rrëmbimit të personit, prokuroria gjyqësore e rrethit Vlorë, sigurisht ka bërë regjistrimin e materialeve që janë referuar nga komisariatet”, – thotë prokurorja Flora Çela. Policia ka arrestuar Besart Zharran, pronari i makinës ku është parë për herë të fundit i gjallë Elvisi. Të dhënat e dosjes hetimore tregojnë se Zharra ka dëshmuar se makinën e ka për përdorim vetjak dhe nuk ka asnjë njohje me 24 vjeçarin.

Më 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla, i gjetur me paterica dhe me një këmbë.

I pyetur në lidhje me rrethanat e hetimit, Inez ka shpjeguar për oficerët e policisë se më datë 17 korrik 2018, rreth orës 17:30 ka dalë nga banesa për të bërë fizioterapi dhe se nuk ka asnjë njohje me 24 vjeçarin. Por ecurinë e hetimeve prokuroria e Vlorës i konsideron sekret hetimor. “Aktualisht për materialet që ne kemi,unë nuk mund të them shumë për këtë pjesë”, – thotë prokurorja Flora Çela. Zhdukja një një kohë të shkurtër e dy të rinjve nuk tronditi vetëm qytetarët e Vlorës. TCh

Next Post
Parlamenti Europian do shqyrtojë dialogun Kosovë-Serbi

Parlamenti Europian do shqyrtojë dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In