• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vlorë, Deromemaj: Dua ta mbaj për vete humbjen, i uroj suksese Lelit

by Java News
23/06/2015 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati demokrat për Vlorë, Genc Deromemaj, ka postuar pak minuta më parë një status në Facebook ku falënderon rivalin e tij fitues, Dritan Lelin.

Në postimin e tij Deromemaj shprehet se ‘Dua ta mbaj për vete humbjen”.

Ai i uron fitoren kundërshtarit të tij ndërsa falenderon mbeshtetësit.

Postimi i plotë i Deromemajt:

Të dashur miq,
të dashur mbështetës, të mitë dhe të opozitës,
të dashur bashkëpunëtorë,
të dashur familjarët e mi,
të dashur vlonjatë!

Beteja që bëmë, të gjithë bashkë, u mbyll. Dua ta mbaj për vete humbjen, dhe t’ju falenderoj juve nga zemra për garën që bëtë në krahun tim.
Nuk mund të them se jam i gëzuar, por jam në paqe me veten për sprovën e pare, në një garë politike të rëndësishme, siç ishte sfida për bashkinë e Vlorës.
Diçka nuk ka shkuar në përllogaritjet, punën apo qasjen time dhe të strukturave mbështetëse të fushatës sime, por kjo është një analizë që do e bëjmë me të tjerë njerëz, dhe në një kohë të dytë.
Unë, me gjithë shpirt, kam punuar dhe kam hartuar një program konkret për Vlorën dhe banorët e saj. Kam shkuar lagje më lagje e fshat më fshat dhe kam takuar shumë njerëz me të cilët kemi qarë halle.
Megjithatë, ata që dolën në votime, edhe pse Vlora shënoi një rekord të ulët në pjesëmarrje në shkallë Republike, panë te rivali im zgjedhjen e tyre.
Nuk dua të tregohem cinik e të them ‘këtë do ta provojë koha’.
Pavarësisht se kush e udhëheq, unë dua që Vlora të bëjë përpara. Ajo e meriton. Njerëzit e saj edhe më shumë.
Në këtë frymë, i uroj suksese kryetarit të Bashkisë së re, Dritan Leli.
Edhe njëherë, të dashur miq, ju falenderoj dhe ju them se kjo ishte një betejë e humbur, por jo lufta.
Vlora na kërkon të gjithëve bashkë, sërish e përherë. Bashkë do të jemi në krah të saj.
Me dorë në zemër: edhe njëherë, FALEMNDERIT!

Next Post

Mziu rikonfirmohet në Kamëz, 2700 vota më shumë se Gjici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com