Në kuadër të aksionit “Siguria e jetës”, policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar tre plazhe përgjatë Lungomares. Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufinjëve në det për sigurinë. Të tre plazhet private të bllokuar nuk kishin lidhur kontrata dhe nuk kishin punësuar roje bregdetare.
Që nga hapja e këtij sezoni, në plazhe kanë humbur jetën plot tetë persona; kater prej tyre në Durrës ndërsa pjesa tjetër në plazhet e tjera. Si njëra prej masave parandaluese për ngjarje të tilla është menduar prania e rojave bregdetare. Por shumica e plazheve publike dhe private kanë probleme me këtë proces, pasi kullat vrojtuese vazhdojnë të jenë bosh. Bashkia e Vlorës është bërë i pari qytet bredgetar që ndërmerr një hap të tillë për sigurinë e pushuesve të saj. Shembull ky që urojmë të ndiqet edhe nga qytetet e tjera bregdetare.
ma.me