Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shkatërruar 15 parcela të mbjella me hashash në tre fshatra të rrethit.
Mbi 900 rrënjë të bimës narkotike u gjetën në parcela të mbjella në distancë nga njëra-tjetra në fshatrat Llakadunt, Gorisht dhe Lapardha.
Policia asgjësoi bimët, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të drogës. Bimët ishin thuajse gati për korrje.