Një aksion i Policisë së Vlorës në disa fshatra ka bërë të mundur asgjësimin e 886 bimëve kanabis sativa.
Në fshatin Kocul, në vendin e qyajtur Përroi i Kusarit, janë konstatuar 6 parcela me 416 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.
Në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur Përroi i Mullies, janë konstatuar 5 parcela me 250 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 120 cm.
Në fshatin Vermik, në vendin e quajtur Tunelet e Vermikut është konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm.