• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VLORE/ ‘Antimafia’ sekuestroi hotelit 1.5 mln euro, Gjykata ua kthen pronarëve

by Java News
26/07/2017 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka kthyer në pikën “zero” debatin gjyqësor mbi konfiskimin e një hoteli 5-katësh në Vlorë në bazë të ligjit “Antimafia”. Hoteli në fjalë ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe mendohet të ketë një vlerë prej gati 1.5 milionë eurosh. Apeli i Krimeve të Rënda ka prishur vendimin e Shkallës së Parë, që e konfiskoi godinën, si edhe sipërfaqen e truallit ku është ndërtuar, pas dyshimeve se është krijuar nga burime financiare aktiviteti kriminal.

Sipas vendimit të Apelit, çështja është kthyer për rigjykim në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda. Vendimi në Apel është shpallur vetëm me dispozitiv dhe në ditët në vijim pritet të zbardhet vendimi që do të hedhë dritë mbi argumentet e gjykatës për ndryshimin e vendimmarrjes së Shkallës së Parë.

Verdikti i gjykatës ka qenë në kundërshtim të kërkesës së Prokurorisë, e cila ka këmbëngulur në lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, hoteli 5-katësh rezulton të jetë në pronësi të Shpëtim Brahimajt, por dyshohet se është krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol, në gusht 2014.

DYSHIMET E PROKURORISË

“Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sip. 2500 m², në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sip. totale ndërtimi 3090 m², në vlerë rreth 100 milionë lekë të rinj”, thuhej në kërkesën e Prokurorisë.

Bazuar në disa vendime gjyqësore të formës së prerë nga autoritetet italiane, Prokuroria për Krimet e Rënda pretendonte se është plotësisht e dokumentuar se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.

Në precedentët penalë të radhitur si prova nga ana e prokurorisë kanë qenë dënime për vepra penale të “mbajtjes dhe transportimit të lëndëve narkotike” dhe “nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Gjatë gjykimit në Shkallën e Parë te Krimet e Rënda, nga ana e Shpëtim Brahimajt dhe përfaqësuesit të tij ligjor janë ngritur pretendime konkrete lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit.

Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagë- tive në periudhën 1990-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumente huamarrje nga persona të tretë. PANORAMA

Next Post
Shfrytëzonte vajza nga Moldavia, “Pinoku” vë në pranga shqiptarin (EMRI)

(FOTO) ITALI/ Arrestohet në flagrancë Liserd Lula, u kap me drogë dhe armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

January 18, 2026
Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In