Një fund i hidhur për një 57 vjeçar nga Vlora, i cili duke udhëtuar me makinën e tij në rrugën e vjetër të Vlorës, të njohur si “Qafa e Bestrovës”, ka humbur jetën papritmas.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 57 vjeçari me inicialet G.B po udhëtonte me makinën e tij tip Audi dhe ka ndërruar jetë Brenda në makinë teksa po drejtonte.
Me ardhjen e policisë dhe nisjen e hetimeve, specialistët e hetuesisë kanë thënë se 57 vjeçari fillimisht ka ndaluar makinën dhe më pas ka humbur jetën. Nga këqyrja e skenën nuk rezulton të ketë shenja dhune dhe mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (një atak kardiak)/java/a.k