• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vlora, histori suksesi”/ Laura Ferati kandidon për PS: E vetmja forcë që besimit i përgjigjet me punë

by Java News
02/04/2021 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlora është një histori suksesi! Kështu e quan gjithë çfarë është bërë për Vlorën në tetë vitet e qeverisjes Rama në kuadër të projekteve infrastrukturore, kandidatja e Partisë Socialiste, Laura Ferati. Sipas Ferhatit, investimet e Rilindjes Urbane e kanë futur Vlorën në një fazë të re të zhvillimit turistik dhe ekonomik, duke e bërë qytetin bregdetar pikë tërheqëse të turistëve nga e gjithë bota.

Por që të tjera projekte madhore të vijojnë sipas Feratit, vlonjatët duhet t’i besojnë një mandat të tretë Partisë Socialiste. “Ne nuk kemi luksin t’i japim shansin një partie që ka shpërdoruar besimin disa herë si partia demokratike, por na duhet të vazhdojmë të punojmë me atë parti që besimit qytetar i përgjigjet me punë”, thotë ajo.

Ferati rrëfen në këtë intervistë se si iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2012, pas eksperiencave të saj në shoqërinë civile apo në biznesin privat të themeluar prej saj në moshë fare të re.

Intervista/Ju përfaqësoni një brez profesionistësh të rinj që pavarësisht se kanë investuar shumë te vetja, nuk janë shkëputur kurrë nga qyteti i tyre i lindjes, Vlora. Çfarë e ka mbajtur kaq të fortë lidhjen tuaj me këtë qytet?

Të gjithë të rinjtë ëndërrojnë dhe synojnë Tiranën,unë erdha në Tiranë si çdo i ri për të kryer arsimin e lart pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Mjedis. Por çdo ide e projektoja në Vlorë.Ndoshta, prezenca e familjes time aty më bënte ëndrrat dhe dëshirat më pranë realitetit. Njohjet, kontaktet, shokët dhe shoqet ndër vite ishin aty dhe gjithçka ishte një marketim i ndërtuar. Flasim për një kohë kur rrjetet sociale nuk ishin kaq të përhapura sa sot. Mendoj këto kanë qenë argumentet e mia në atë moshë, por me vite kuptova që përtej çdo argumenti është dashuria që kam për këtë qytet.

Ju keni patur eksperienca shumë të mira si koordinatore e reformës territoriale për qarkun e Vlorës apo në projekte si ai për arsimin profesional i GIZ, më herët edhe si aktiviste e shoqërisë civile. Kjo do të thotë që i njihni mirë sfidat e këtij qyteti dhe komuniteti. Si e ke parë ti, me sytë e një të reje të angazhuar, zhvillimin e viteve të fundit në Vlorë?

Puna në terren më ka mundësuar të njoh qarkun e Vlorës në çdo zonë duke parë problematikat dhe zhvillimet vit pas viti. Vlora, jugu dhe e gjithë Shqipëria në këto tetë vite kanë marrë tjetër formë dhe identitetin e munguar apo humbur prej dy dekadash. Nëse më parë për ne të rinjtë ishte sfidë të jetoje dhe mendoje të ardhmen në vend ku mbizotëronte rrëmuja në çdo sektor, tani, çdo ide dhe vizion për secilin nga ne është i qartë. Falë reformës territoriale sot çdo bashki është më e organizuar, shërbimet e qytetarëve merren lehtësisht në e-Albania. Investimet dhe projektet e huaja po u japin të rinjve mundësi në trajnime mbi turizmin dhe kjo i mundëson qarkut tonë rritjen e cilësisë së shërbimeve në çdo sektor.

Ju në fakt jeni një model edhe për të rinjtë sipërmarrës. Në moshë shumë të re keni hapur një biznes privat dhe pastaj një të dytë, pra një loborartor mjedisi. Sa e lehtë apo e vështirë është sot për të rinjtë vlonjatë që t’i dedikohen qoftë një sipërmarrjeje të tyre, qoftë zhvillimit të tyre?

Sipërmarrja është mundësi që përveç idesë të duhet buxhet. Familja ime ishte suporti kryesor në biznesin timë të parë por vullneti dhe këmbëngulja janë bazat e suksesit. Laboratori është një inicjativë profesionale që nuk kërkon vetëm buxhet por kualifikime vit pas viti për të arritur në standardin e kërkuar në akreditimin e tij. Nuk është rrugëtim aspak i lehtë, por kur e do profesionin fillon dhe e ndërton atë pazëll edhe pse mund të jetë në qindra copa dhe duhet shumë mundim për t’ja dal mbanë. Sot, Vlora dhe Qarku ynë është mjaft i favorshëm për sipërmarrjet në fushën e turizimit. Nëse do të kisha në plan për një biznes të tretë patjetër që do të ishte në sektorin turistik duke njohur fushën pasi fakulteti im i dytë është për Menaxhim Turizëm. Shoh mjaft të rinj që kanë investuar kohën dhe energjitë e tyre pikërisht në sipërmarrje të kësaj natyre dhe kjo është mjaft domethënëse.

Jeni një aktiviste e hershme e shoqërisë civile, kryesisht në cështje që lidhen me mbrojtjen mjedisore. Përse mendon që përfshirja në politikë do të të ndihmojë më shumë se sa angazhimi në shoqërinë civile për kauzat e tua?

Shoqëria civile në fushën e mjedisit është betejë në të cilën bëhem pjesë sa herë ka vendime ose situata kritike. Ju bashkova PS në vitin 2012 pasi kuptova se vendit i duhej fituar lufta jo vetëm një betejë. Nëse do të ishte në aspektin personal mendoj që eksperienca në këto vite nga shoqëria civile apo sipërmarrja më bëjnë të ndihem gati për këtë garë. Vecanërisht tani që jam nëna e një djali vetëm 10 muajsh e shikoj angazhimin si kontribut që duhet t’a jap për sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Ne nuk kemi luksin t’i japim shansin një partie që ka shpërdoruar besimin disa herë si Partia Demokratike, por na duhet të vazhdojmë të punojmë me atë parti ku besimi qytetar shpërblehet me punë.

Cilat janë sfidat e Vlorës për vitet e ardhshme, për të cilat do dëshiroje të angazhoheshe nesër si një zë i fortë në Kuvendin e Shqipërisë?

Natyrshëm falë eksperiencës profesionale zëri im do te jetë për mjedisin, turizmin dhe bujqësin duke ruajtur mjedisin si fokus kryesor. Të ndërtosh një pyll apo disa zona të ripyllëzuara është jo e lehtë pasi çdo fidan do kohën e tij për t’u rritur. Një pjesë e pyjeve kanë përfunduar ciklin e jetës dhe ripyllëzimi është jetik në vendin tonë. Ndaj, fokusi ndaj ripyllëzimit është parësor. Të qenurit në parlament është mision të cilin e merr përsipër pasi e ke te qartë rrugëtimin. Unë e njoh qytetin dhe qarkun në çdo zonë të tij, di sesi ka qenë, si është dhe sesi duhet të jetë. Ndaj, kontributi im në këtë muaj si i çdo anëtari të skuadrës është fitorja e PS. Pas 25 Prillit në mandatin tonë të 3-të jam e bindur që Vlorën dhe qarkun tonë do t’a presin vepra akoma me më shumë vlerë të cilat do ta bëjnë çdo të ri të thotë me bindje: Po, unë qëndroj në Shqipëri sepse vendi ynë është një histori suksesi për të cilën duhet të gjithë të jemi krenarë!/ Lexo.al

Next Post
Një shpjegim i thjeshtë për biftekun e Nusretit!

Liria e fjalës nuk është strehë për kopukët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In