• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

by S M
18/01/2026 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në 20 janar mbushet një vit qëkurse presidenti amerikan Donald J. Trump ka marrë detyrën. Në një vit bota ka parë përmbysje epokale që e kanë futur SHBA në kurs përplasjeje me aleatët kryesorë të Perëndimit, si dhe ka asistuar në një ribërje totale të piketave kryesore të  politikës së brendshme dhe asaj të jashtme amerikane, të cilat kanë prodhuar një gjendje të tendosur dhe të amullt në një pjesë të madhe të globit.

Megjithatë kjo është një situatë komplekse që meriton më shumë se një analizë. Mjafton të hedhësh një sy në median botërore dhe rrjetin social për ta kuptuar fermetin dhe ilaritetin që ka prodhuar presidenca Trump në një vit. Në ambjentin shqiptar amullia që ka sjellë ndërrimi i pushtetit në Uashington i ka dhënë hov, siç është në traditën tonë, një vale spekulimesh në lidhje me atë që pritej t’i ndodhte elitave politike e ekonomike të vendit si pasojë e politikës së re të Donald Trump. Së pari merrej e mirëqenë se do të kishte realisht një politikë amerikane për këtë periferi të Evropës që vijon të endet prej tre dekadash në një gjendje pezullie politike, ekonomike e siociale. Mbi të gjitha një rajon që vazhdon të jetë i rrrezikuar nga lojrat e mëdha gjeopolitike.

Së dyti, kur Trump mori detyrën, qenë (dhe ende janë) të shumtë ata që i bënin llogaritë sikur kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë do ta harxhonte një pjesë të mirë të ditës së punës për të vrarë mendjen rreth sherrit të radhës në Kuvendin e Shqipërisë, për këtë apo atë deklaratë të këtij apo atij politikani, ose për këtë apo atë tender që hetohej nga SPAK duke thirrur apo arrestuar këtë apo atë ministër a deputet.

Ka mjaftuar një vit për të kuptuar se ky vizion është në rastin më të mirë i ngushtë dhe naiv. Sepse në harkun e një viti kemi parë të vijnë në Tiranë “sherifa” të Trump në kohë fushatash elektorale të cilët më pas kemi mësuar se ishin paguar me honorare shumë të majme. Kemi parë sesi këta sherifa kanë premtuar përmbysje e rrëzime të mëdha, por në fund kemi mësuar se qeveria ka rritur votat e mandatet e sherifat janë kthyer andej nga erdhën pasi kanë marrë paratë me vete.

Në një vit kemi parë sesi presidenca Trump ka ushqyer fantazinë e shprishur të një pjese të shqiptarëve me pritshmëritë më të mëdha, të pasuara nga zhgënjimet më të hidhura. Aty ku është pritur të bjerë rrufeja ka vijuar të mbretërojë statu quoja, aty ku është njoftuar se do të ketë “pushkatime në masë” janë dëgjuar vetëm fishekzjarrret e kalamajve nëpër lagje. Aty ku është pritur të zbatohet një skenar i madh, nuk është prodhuar as edhe një dramë e vockël nga ato që harrohen për tre ditë.

Shqipëria ka vijuar kursin e saj të përpjekjeve për të dalë nga qerthulli i tejzgjatur i tranzicionit, kurse administrata amerikane ka qendruar, në raport me vendin  tonë, në piketa të ngjashme, në mos identike me atë paraardhëse. Ata që kanë qenë të skeduar të mos shkelin në Amerikë kanë vijuar të jenë të tillë edhe gjatë këtij viti. Ata që kanë kujtuar se drejtësia e re do të merrte fund tani që në krye të SHBA erdhi një politikan me plot hetime e akuza mbi supe, sërish janë zhgënjyer kur kanë parë heetimet Spak ndaj politikës. Kush ka pritur ndëshkime me emër e mbiemër apo rotacione e arrestime nga ato të bujshmet në mes të natës në majën e shtetit dhe pushtetit, është detyruar të tkurrë pritshmëritë e të vazhdojë të presë si plaka Nurihan.

Në këtë optikë futet edhe kjo që po shohim e jetojmë këto orë. Edi Rama duhej të ishte me gjasë në Amerikë “për t’u pyetur si person në dijeni në një hetim”. Madje qarkullonte dhe data e udhëtimit. Ja që ndodhi diçka tjetër. Në vend të fletëthirrjes për në dyert e drejtësisë amerikane, Rama “merr kartë” nga Donald Trump për ringritjen e Gazës. Një zhvillim edhe ky që nuk i fshin automatikisht ato që janë thënë e bërë më parë, por që tregon në mënyrë të thatë e cinike se kur bëhet fjala për amerikanët, përllogaritjet klasike duhen peshuar mirë. Madje shumë mirë.

Sepse ata kanë treguar me fakte më shumë se një herë se dinë të jenë krejt të paparashikueshëm dhe të paklasifikueshëm me kriteret tona provinciale e shpesh qesharake. Sa më shumë kujtojmë se dimë, aq më pak dëshmojmë se dimë. Është pak por e sigurt!

Next Post
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Comments 1

  1. Lili says:
    7 months ago

    Më pëlqen analiza perfekte e Juaja,Z.MinxhoziNe duhet të mësojmë nga Ju,jo vetëm për të kuptuar atë që po ndodh me ne,por për t’u përgatitur për atë që pritet të ndodhë Jam pa fjalë nga ekselenca Juaj,intelektuale Faleminderit dhe: Sukses!Shëndet dhe jetë të gjatë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com