• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Vlora do të ketë muzeun hebraik në 2025’, mediat italiane: Muret do të jenë me gur të posaçëm

by Java News
05/01/2023 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlora do të ketë muzeun hebraik në vitin 2025. Muzeu i projektuar nga studioja izraelite Kimmel Eshkolot do të jetë i futur brenda një ndërtese historike dhe do të pasqyrojë historinë e komunitetit hebre në Shqipëri nga koha romake deri në atë bashkëkohore, shkruan media italiane Atribune.

Muzeu bazohet në tre elementë kyç: ndërtesa e periudhës së restauruar me kujdes me shtimin e një zone të re; një zonë për ekspozita në ambient të hapur; si dhe një zonë që i lidh të dyja. Secila prej strukturave është e pozicionuar me kujdes për të lejuar këmbësore midis Rrugës ‘Perlat Rexhepi’ dhe Rrugës ‘Ceno Sharrës’.

Salla që duket si në ambient të hapur do të krijohet në sheshin përballë saj, duke lënë hapësira të reja të cilat përveç rinovimit të planimetrisë urbane të asaj zone të qytetit, kontribuojnë edhe në dialogun mes tij dhe muzeut. Për më tepër, hyrja do të krijojë një rrugicë që sugjeron të vizitohet ndërtesa historike, duke zbuluar një pjesë të brendshme të muzeut, e dukshme përmes një dere xhami.

Muret e muzeut do të jenë prej guri me cilësi termike me qëllim që të luajnë rol kyç në kursimin e energjisë. E njëjta gjë do të përdoret edhe në ndërtimin e zonës së re për të cilën do të përdoret guri lokal. Vetëm zona e jashtme do të vishet me atë që quhet guri i Jeruzalemit.

Hapësirat e ekspozitës do të jenë fleksibël në mënyrë që të mund të eksperimentohen struktura të ndryshme dhe do të kenë një tavan të pajisur me panele akustike. Po ashtu dhomat mund të errësohen për rastet kur duhet të përdoret projektori për video.

Hebrenjtë në Shqipëri, një histori me rrënjë të lashtë

Vendbanimet hebreje në Shqipëri datojnë në vitin 70 pas Krishtit, në mesin e epokës romake. Sipas historianit shqiptar Apostol Kotani, pasardhësit e atyre hebrenjve të parë themeluan sinagogën e parë në vend në Sarandë, midis shekujve IV dhe V. Pas kaosit të pushtimeve barbare pas rënies së Perandorisë Romake, që dobësuan qendrat urbane romako-bizantine të Shqipërisë, me ringjalljen e urbanistikës, një farë mirëqenie gjeti edhe komuniteti hebre. Në shekullin e 13-të në Durrës merrej me tregtinë e kripës.

Ndërsa aktivitetet e hebrenjve në Vlorë datojnë në vitin 1426, kur me mbështetjen e osmanëve, një nga komunitetet e tyre u vendos në qytetin e Adriatikut, duke u marrë me tregtinë e erëzave, lëkurës, pëlhurave me Turqinë. Në shekullin e XVI komunitetet më të rëndësishme hebraike ishin ato të Vlorës dhe të Beratit, të tjera më të vogla kishte në Kavajë, Himarë, Delvinë, Elbasan. Shekujt në vazhdim kaluan të qetë, deri në kohën e rënies së Perandorisë Osmane. Gjatë kryengritjeve nacionaliste shqiptare të vitit 1911, komuniteti hebre u akuzua për bashkëpunim me rebelët nacionalistë shqiptarë dhe si rezultat i hakmarrjes, shumë hebrenj u larguan nga vendi.

Në fund të viteve 30, nën pushtimin italian, ishin vetëm 204. Ligjet racore (të zbatuara edhe në Shqipëri) dhe pushtimi gjerman pasues, megjithatë, nuk arritën t’i zhdukin hebrenjtë nga vendi, sepse ata mbroheshin bujarisht nga popullsi vendase e krishterë dhe myslimane, deri në atë pikë sa shumë hebrenj nga Evropa zgjodhën të emigronin në Shqipëri. Duke i shpëtuar rrezikut të kampeve, nga viti 1945 komuniteti hebre u gjend nën diktaturën e Enver Hoxhës, por nuk përjetuan diskriminim apo persekutim. Që nga viti 1991, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë emigruan në Izrael dhe sot janë vetëm disa dhjetëra, pothuajse të gjithë në Tiranë.

/s.f

 

Next Post
Dueli i fundit mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo?

Dueli i fundit mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In