• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vlora Çitaku “i kthehet” Daçiçit në OKB: Kosova nuk frikësohet kurrë!

by A R
01/11/2019 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa ishte pjesë e seancës së Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka shigjetuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në fjalën e saj Çitaku ka thënë se seanca e Këshillit të Sigurisë nuk është gjykatë për politikanët.

“Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut. Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, u shpreh Çitaku, teksa Daçiçc në fjalën e tij ka thënë se Albin Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

Por ambasadorja ka kujtuar se Albin Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, gjatë kohës që Daçiç ka qenë ministër.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm gjatë arrestimit të zyrtarit rus të UNMIK-ut, i cili vullnetarisht ka dashur të bëhet mburojë për bandat kriminale serbe në veri dhe të parandalojë autoritetet e shtetit të Kosovës të kryejnë detyrën e tyre.

“Çfarë do të ndodhte sikur dikush nga ne këtu të parandalojë operacionin e policisë kundër kriminalëve në Nju Jork, Berlin, Moskë, Paris…Aksioni policor është incizuar dhe i është prezantuar opinionit në tërësi. Xhirimi tregon se zyrtarët e UNMK-ut kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të tregojnë dokumentet e identifikimit”, tha ajo gjatë seancës së KS të OKB-së ku po diskutohet raport i rregullt për punën e misionit UNMIK në Kosovë, raporton ‘telegraf’.

Diplomatja shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, teksa foli edhe për dialogun për të cilin tha se Prishtina zyrtare është e gatshme, por pasi pala serbe të tregojë se është serioze në këtë drejtim.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, organizimi i të cilave siç tha ajo se ishte i suksesshëm dhe u zhvilluan në mënyrë fer dhe demokratike.

Çitaku ka përmendur se 26 anëtarë të KQZ-së përfunduan në spital pasi kishin simptoma gjatë numërimi të votave të ardhura nga Serbia, duke mos dashur të drejtojë gishtin ndaj askujt, teksa shtoi se edhe pas gjithë kësaj autoritetet e Kosovës vazhduan me numërimin e të gjitha votave.

Ambasadorja Çitaku nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin e frikësimit dhe kërcënimeve të komunitetit serb në Kosovë nga ana e bashkëkombësve të tyre dhe Beogradi zyrtar që kërkonin prej tyre të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se po vazhdon të përdorë instrumente të frikësimit ndaj serbëve, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe të pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës që të mos jenë pjesë e kësaj force, teksa ka përmendur se zyrtarë serbë të Kosovës janë ndalur nga autoritetet e Serbisë në kufi.

Çitaku i ka quajtur të rreme pohimet e palës serbe e nga Kosova janë larguar 200 mijë serbë, teksa ka rikujtuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit vazhdon të fshihet në Serbi.

“Kosova kurrë nuk do të frikësohet dhe Serbia kurrë nuk do ta diktojë”, u shpreh ajo.

Çitaku ka përmendur edhe për veprimet e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, duke thënë se Prishtina zyrtare serish do të aplikojë vitin e ardhshëm për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, pasi që askush nuk ia ndalon këtë të drejtë.

“Kosova tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të treguar veten si faktor stabilitetit”, tha ajo.

Ajo ka përshëndetur aksionin e ushtrisë amerikane për vrasjen e liderit të organizatës terroriste ISIS-it Al-Baghdadi, duke shtuar se Kosova si shtet kontribuon në luftën kundër terrorizmit.

“Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiç”, është shprehur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

/a.r

Next Post
Kërkonte karamele për Halloween, vajza 7 vjeçe qëllohet me armë

Kërkonte karamele për Halloween, vajza 7 vjeçe qëllohet me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In