Mes shumë shqetësimeve që iu parashtruan kryeministrit Edi Rama gjatë degjësës së tij në Vlorë, ishte dhe ajo e një qytetareje, e cila pohoi se vuante nga kanceri.
49-vjeçarja, banore e rajonit Nr.2 në Vlorë, shprehu shqetësimin e saj, por edhe të banorëve të pallatit se ishte gruaja e 4 që ishte prekur nga kanceri, për shkak të ndotjes së ambientit.
Me shqetësim të madh ajo pohoi se shkaktare të ndotjes së ambientit ishin dy dyqane që piqnin mish me qymyr.
“Mire qe me semundjen po vuajme, vete e dime, por nuk ia dalim dot me mjedisin, aty ku banojme ne ka furra qe pjekin mish me qymyr”, ka thene mes lotesh gruaja.
Ndonëse gruaja vijonte të fliste, kryeministri Rama i ndërpreu fjalën, ndërsa ia tha shkurt se qymyri nuk ishte çështja e tij.
“E kuptova, por nuk eshte nje ceshtje qe me takon mua”, tha Rama.
a.ç