• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlonjati rreh gruan dhe kanos vjehrrin e kunatin me thikë, parandalohet tragjedia

by A R
23/12/2017 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në qytetin e Vlorës.

Një 36 vjeçar u vu në pranga pasi akuzohet se dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij.

Në pranga u vu Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.

Njoftimi i policisë

Policia parandalon një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në një ngjarje me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë autori i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij !

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ”10 Korriku”, në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm  forcat e Policisë kanë parandaluar një konflikt familjar i cili mund të përshkallëzohej deri në pasoja të rënda për jetën.

Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal./a.m.

Next Post
Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH

Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com