Vllaznia vazhdon të marrë fitore të rëndësishme në shtëpi. Skuadra e Tomas Bërdariç ka triumfuar 2-1 ndaj Laçit në “Loro Boriçi” në një ndeshje që ishte spektakolare.
Kuqeblutë shënuan që në minutën e 51 me anë të Dodajt. 19-vjeçari shënoi një gol fantastik. Vetëm pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 57 shkodranët shënuan edhe golin e dytë. Një gabim i Kryeziut u shfrytëzua siç dubet nga Delaj, i cili çoi topin në rrjetë për 2-0.
Skuadra e Françesko Morieros nuk dorëzohet dhe arrin të rihapë ndeshjen në minutën e 70. kurbinasit shënojnë me Bullain për të çuar shifrat në 2-1. Në minutat e mbetura do të kishte të tjera raste të pastra, por ekipet nuk mundën të gjejnë më golin dhe kjo përballje përfundon në favor të kuqebluve.
Pas këtyre 3 pikëve, Vllaznia merr përkohësisht vendin e parë në klasifikim me 31 pikë, 1 më shumë se Egnatia. Ndërkohë Laçi mbetet në vendin e 8-të me 17 pikë.