Vllaznia, pas fitores 4-0 me Flamurtarin dhe zgjidhjes së krizës financiare, bëri të ditur se ka prishur kontratat me dy futbollistët e saj, Adnan Haxhaj dhe Kreshnik Lushtaku. Të dy këta futbolliste duke parë pozitat e tyre në skuadër, sepse kishin kohë që kishin humbur vendin në formacion, kanë bërë një kërkesë që të largohen nga skuadra.
Largimi i tyre është aprovuar edhe nga ana e trajnerit, i cili nuk i kishte në planet e tij dhe për këtë arsye, pasditen e sotme administratori i klubit me të dy futbollistet ka firmosur akt-marrëveshjet përkatëse për ndërprerjen e kontratave me mirëkuptim përpara afatit përfundimtar të tyre. Me pas, ata janë likuiduar financiarisht për pjesën kur kane qenë pjese e klubit të Vllaznnsë dhe kanë marrë rrugën drejt Kosovës. Kësisoj, Vllaznia ka nisur që tani të mendojë për ndryshimet e pritshme në merkaton muajit janar.









