• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vllaznia bie nga Superliga/Ish-kapiteni Vata: Ekipi u shkatërrua kur e mori Bashkia

by Java News
23/05/2018 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-futbollisti i njohur shkodran, Rudi Vata, e ka cilësuar ditën e sotme ku Vllaznia dekretoi rënien nga kategoria, si vijimësi për të cilën qyteti i Shkodrës ishte përgatitur.

“Lajm i keq, po në një farë mënyrë ishin përgatitur dhe Vllaznia u vërtetua që nuk ka kapacitetin për të qëndruar. I gjithë opinioni ishte i përgatitur për këtë situatë që u bë realitet, jo se ishte surprizë e madhe. Ishte deri diku e pritshme, e trishtë për qytetin e Shkodrës, tifozët, historinë e futbollit shqiptar.

Ka pasur shumë mangësi që Vllaznia të ketë një rrugëdalje tjetër, tani është tepër vonë për të diskutuar e analizuar gabimet, e dimë të gjithë si ka funksionuar, ditë e trishtë për futbollin shqiptar dhe ditë e zezë për Shkodrën.

Ndeshjen e kam parë nëpërmjet internetit, por kur e pashë kronikën e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e kuptova se çfarë ka ndodhur. Nuk besoj se ka ndonjë person që nuk e kuptoi se çfarë ka ndodhur. Vllaznia nuk ka nevojë për mëshirim, pasi kjo ndodhi me të. Ndeshjen ndaj Skënderbeut mund ta quaj një cirk dhe mund të them se unë ndihem i turpëruar.

Do të kisha preferuar të mos isha pjesë e këtij skenari dhe futbollistët janë duke u përdorur, për të mos derdhur djersë të ndershme në fanellë. Njerëzit që komandojnë në futbollin shqiptar, nuk kanë eksperiencë dhe nuk kanë dalë asnjëherë nga territori shqiptar, për të parë se çfarë bëhet në Europë. Në Shqipëri çdo gjë funksionon mbrapsht dhe futbolli është pjesë e këtij sistemi. Shkatërrimi i Vllaznisë ka nisur që nga momenti kur Fushaj është larguar nga klubi dhe u ra në dorën e bashkisë.

Problemi më i madh në Shkodër janë njerëzit brenda familjes që gjithmonë kanë prishur punën e skuadrës. Ai person që ka vendosur të më largojë mua, atëherë ai morri përsëripër një të keqe të Vllaznia.

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Luka nuk donte të më largonte, por për interesa të ndryshëm politikë u detyrua që të më largonte. Njerëzit që shkatërruan Vllazninë sot janë të lumtur, por mbeten njerëz të vegjël.

Cungu u propagandua se ishte trajner i ri i mirë, një shkodran i vërtetë që i ka njohur mirë shkodranët e më pas vazhdoi me një trajner kampion si Gjoka. Kur ke dy trajnerë të mirë, si ka mundësi që nuk krijon dot një ekip të mirë. Financat nuk munguan.

Por, në Shkodër ka njerëz që zgjohen në mëngjes dhe mendojnë si të shkatërrojnë Vllazninë.

Futbollistët që kanë kualitet të mirë harxhojnë kohën në bixhoz. Unë gjatë eksperiencës sime si trajner, më ka ndodhur që lojtarët kanë luajtur letra deri në 3 të mëngjesit, ndërkohë që kishin ndeshje të rëndësishme, si ajo kundër Skënderbeut”, tha Rudi Vata në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

Next Post
Intervista/ Juristi italian: Agron Xhafaj mund të dënohet vetëm 1.5 vjet burg

Intervista/ Juristi italian: Agron Xhafaj mund të dënohet vetëm 1.5 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa zë në Washington? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Pa zë në Washington? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

July 28, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Marrëveshja ushtarake me SHBA është historike, Shehaj e ktheu në banalitet

July 28, 2026
Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Sot vendoset ‘fati’ i Agron Shehajt! PS kërkon përjashtim dhe hetim nga SPAK: Rrëmbeu marrëveshjen sekrete me SHBA

July 28, 2026
Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

July 28, 2026
Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

July 28, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

July 28, 2026
Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In