Përmes një deklarate të përbashkët, Delegacioni i BE dhe ambasadat e shteteve anëtare të Bashkimiet Europian kanë mirëpritur vendimin e Komisionit të Venecias për vlerësimin si në përputhje me kushtetutën, të ligjit të Vettingut. Në njoftimin për shtyp, delegacioni i BE shprehet se tashmë pritet vetëm zbatimi i ligjit të Vettingut, teksa i kërkohet partive politike dhe çdo institucioni në vend që të nisë pa vonesa implementimin e tij.
“Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen Amicus Curiae të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.
Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë.
Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara.”- shkruhet në njoftim./java/a.k











