• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlerësimi i pasurive, pika që “u djeg” gjyqtarëve dhe prokurorëve ekzistues

by A R
05/02/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Rezistenca ndaj draftit për reformën në drejtësi, duket se nuk është e lidhur vetëm me disa aktorë kryesor politik në vend, por edhe me aktorë të tjerë brenda sistemit të drejtësis. Por cila është pika që “ju djeg” më shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve? Gjithshka duket se ka të bëjë me masat që parasheh ky draft në fushën e prosesit të vlerësimit, që lidhet me, vlerësimin e pasurie të tyre. Të gjithë gjyqtarët, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, prokurorët, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, si dhe këshilltarët ligjorë pranë tyre, do të vlerësohen dhe rivlerësohen ex officio me qëllim rivendosjen e besimit të publikut dhe besimit tek këto institucione. Por çështja e vlerësimit të pasurive të tyre, duket se është edhe pika më nevralgjike, e cila mund të nxjerrë zbuluar shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Por, si do të bëhet ky vlerësim i pasurive të tyre?   

 Vlerësimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vlerësimi i pasurive do të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili kryen një vlerësim të sendeve pasurore me qëllim identifikimin e personave të vlerësuar, të cilët zotërojnë ose kanë përdorur sende pasurore tej atyre që shpjegohen në mënyrë të ligjshme, ose atyre personave të vlerësuar që nuk kanë deklaruar  në mënyrë të saktë e të plotë, sendet e tyre pasurore dhe ato të familjeve të tyre. Personat e vlerësuar do të paraqesin përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një deklaratë të re të hollësishme, për sendet e tyre pasurore, për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave. Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, rishikon deklarimin e pasurive dhe i paraqet Kancelarit të Komisionit një raport në lidhje me ligjshmërinë e pasurive dhe saktësinë dhe plotësinë e deklarimit, si dhe mund të paraqesë një rekomandim në lidhje me masat disiplinore. Ajo që duket i shqetëson më shumë gjyqtarët dhe prokurorët është fakti se, drafti parashikon që të ardhura të ligjshme do të konsiderohen vetëm ato të ardhura që janë deklaruar për të cilat janë paguar tatimet dhe taksat.

 Penalitet

 Nëse personi i vlerësuar ka pasuri dy herë më shumë se shuma e lejuar nëpërmjet të ardhurave të ligjshme, vlen prezumimi  për marrjen e masës disiplinore me largim nga detyra dhe personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për çdo gjykim penal që rrjedh nga një procedurë e tillë, barra e provës i takon shtetit. Nëse personi i vlerësuar nuk e paraqet deklaratën e pasurive në kohë ose, ndërmerr hapa për ta deklaruar në mënyrë të pasaktë ose, fsheh pasuri në zotërim a përdorim, vlen prezumimi për marrjen e masës disiplinore me largim nga detyra dhe personi i vlerësuar ka barrën e provës. Për çdo gjykim penal që rrjedh nga një procedurë e tillë, barra e provës i takon shtetit.

 Dosjet personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve

 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë akses të drejtpërdrejtë tek të gjitha bazat e të dhënave përkatëse të qeverisë dhe tek dosjet, nëse nuk janë të klasifikuara. Komisioni do të ketë të drejtë të njihet me dosjet personale të personave të vlerësuar, të dhënat statistikore, dosjet e përzgjedhura për vlerësim, vetë-vlerësimet, opinionet e eprorëve, të dhënat për trajnimet dhe ankesat, verifikimet e ankesave, vendimet disiplinore ndaj personit të vlerësuar, regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, llogaritë bankare, zyrat tatimore, bazat e të dhënave për regjistrimin e pronësisë së makinave, dokumentimin e kontrollit kufitar, si dhe çdo dokument tjetër përkatës.

 

 

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Tritol pas mesnate lokalit në Bathore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 19, 2026
Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In