• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlera e vetme që kanë këto zgjedhje!

by Poli Hoxha
03/04/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Brenda Partisë Demokratike e cila u duk sikur u godit, u thërrmua dhe u lëkund fortë pas disa diversioneve në kryesi dhe pas tërheqjes të disa kandidatëve, ka nisur një vitalizim i fortë.

Pas hutimin, sprapsjes nga një presion i jashtëzakonshëm, politik, mediatik, finaciar dhe me çdo mjet tjetër prapa skene që zhvilloi këto ditë Foltorja e Berishës, duket se po ndahet “shapi nga sheqeri”.

Nga baza, prej kandidatëve në garë, nga të tërhequrit dhe një pjesë e mirë e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë, janë dhënë sinjale të qarta që në 14 maj nuk do të ketë asnjë koncesion për Berishën dhe Metajn.

Këto sinjale të cilat sa vijnë dhe po shtohen, tregojnë se Berisha dhe Metaj me forcën e tyre të re politike “blu e kuq”, do të dështojnë edhe këtë herë që nën maskën e luftës kundër “regjimit të Ramës”, të thithin votën kundër dhe të asaj pjese të opozitës që është pozicionuar kundër kastës së vjetër politiko-oligarkike.

Për hir të së vërtetës, nuk do të ishte fundi i botës që edhe me Berishën nëpër këmbë deri në 15 maj, të kishte një votë të unifikuar opozitare kundër pushtetit lokal të Rilindjes, e cila do të përkthehej qartë edhe si një votë anti- pushtetit të atrofizuar të Edi Ramës dhe PS-së.

Faktikisht kjo votë ekziston me tendenca të forta fituese edhe në Tiranë, por atë po e saboton hapur Sali Berisha. Partia Demokratike që në kohën e primareve u vetë-ofrua, që baza e PD-së të bënte një miksim mes të dy palëve dhe të nxirrnin kandidatët më të mirë dhe gjithëpërfshirës. Berisha bëri sikur delegoi Edi Palokën që të bisedonte me Gazmend Bardhin, por e gjitha rezultoi një farsë.

Edhe pasi Apeli vendosi që legjimiteti i partisë i takonte krahut, Basha-Alibeaj, PD zyrtare gati ju përgjërua lëvizjes së Berishës që ti fuste kandidatët e primareve nën logon e partisë së tyre mëmë, por ai refuzoi dhe madje intensifikoi sulmet.

Në këtë situatë brenda PD-së shpërtheu një ylber qëndrimesh. Kolegji i kryetarëve, (baza), kërkoi që të dalin me kandidatë në të 61 bashkitë duke i qëndruar fortë edhe linjës antiberishiste. Kurse grupi parlamentarë dhe kryesia, u bënë copë-copë, në qëndrime.

Përgjithësisht deputetët ishin për ti lënë fushë të lirë Berishës. Disa me argumentin që pas 14 majit ai të mbante të gjithë përgjegjësinë e përçarjes dhe të rezultatit, (Berisha kështu?!), të tjerë sepse e kanë mbajtur gjithë kohën njërën dorë te bakllavaja amerikane dhe tjetrën, te hallva e klanit Berisha.

Por pavarësisht kësaj, PD tregoi se pa Berishën mes saj, ka instaluar më në fund një pluralitet të paparë ndonjëherë më herët në këtë parti, gjatë 32 viteve që kur ka lindur.

Ajo që pamë te krahu i Berishës, ishte pikërisht e kundërta. Ai nxitoi që ti shpallte armiq, sabotatorë, shërbëtorë dhe pengje të Ramës të gjithë ata që do të guxonin që të kandidonin nën logon e PD-së. Por Berisha dihet dhe kuptohet pse e bën këtë.

Tmerri është se askush nga deputetët e bashkuar me aksionin e tij “antinongrata” dhe as një copë i vetëm për be` nga kandidatët e primareve, nuk guxoi që të shfaqte ndonjë mendim kundër, apo të paktën “as mish e as peshk”, si ca deputetë të krahut tjetër.

Të gjithë në rresht pas Berishës i cili i ka futur në rresht pas Ilir Metaj dhe askush në guxon, as të belbëzojë mendimin e tij!

Në këtë situatë duket se beteja kryesore e Partisë Demokratike është vulosja e qëndrimit politik dhe filozofik të kësaj force, i cili u ngjiz me përjashtimin e Sali Berishës dhe u formëzua në Kuvendin e 18 dhjetorit, ku u zyrtarizua pastrimi i partisë nga berishizmi, qëndrimi i qartë euro-atlantik dhe lufta ballore ndaj Trekëndëshit të Tranzicionit, i cili vazhdon që të përfaqësohet nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Metaj.

Duket se në këto zgjedhje lokale, do të kemi pikërisht këtë betejë dhe kthjellim përfundimtarë të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë. “Shumicat” dhe “pakicat”, nuk kanë rëndësi tani për tani. Projekti i perëndimit për çlirimin e Shqipërisë nga kasta 32 vjeçare e cila nuk ikën as me votë dhe as vetë, tashmë e ka një levë të fortë dhe një filiz vital.

Tani për tani po shohim luftën për një PD si farë e politikës së re post-tranzicion. Si një bimë e mbjellë për një qeverisje euro-atlantike, të shtetit ligjor, të çlirimit të votës dhe si garante e drejtësisë së re.

Dhe ky filiz i ka të gjitha shanset dhe shumicën e heshtur të shqiptarëve, për tu bërë pemë e madhe dhe e bukur. Madje edhe më shpejt se viti 2025, duke mundur kështu përfundimisht kënetën e Trekëndëshit, Rama-Berisha-Metaj.

Ky është thelbi dhe vlera e vetme e këtyre zgjedhjeve “lokale”. Të tjerat janë vetëm përpëlitje për mbijetesë e tre ortakëve në pasuri, biznes dhe krim. Se çfarë ndodh ndërkohë me SPAK ku Trekëndëshi është kokë e këmbë brenda, tjetër histori!

Next Post
LIVE/ Mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Kumbaro: Mikëpritja shqiptare në gjenetike! Gjithçka ju duhet e gjeni këtu

LIVE/ Mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Kumbaro: Mikëpritja shqiptare në gjenetike! Gjithçka ju duhet e gjeni këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com