• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlera e kombëtares rritet me 15 mln euro falë performancës së lojtarëve

by Java News
12/08/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja e Kristian Panuçit vlen më shumë sesa ajo e Xhani De Biazit… Mos u surprizoni. Trajneri i sapoardhur nuk ka bërë asnjë magji për të rritur me 15 milionë euro vlerën e kuqezinjve, por janë performancat e shkëlqyera dhe kërkesat e shumta që kanë futbollistët në merkato ato që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të vlerës së Kombëtares shqiptare.

Përpara nisjes për në Francë, ishte gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” që kishte bërë një analizë për Shqipërinë dhe në atë kohë skuadra e drejtuar nga Xhani De Biazi vlente 44.2 milionë euro në total. Aktualisht, lojtarët, që me shumë mundësi do të grumbullohen nga trajneri Panuçi, vlejnë më shumë se 60 milionë euro. Ndoshta kjo është Kombëtarja më e shtrenjtë e të gjithë historisë së saj, por nëse lojtarët vazhdojnë të shkëlqejnë, sigurisht që do të rrisin vlerat e tyre në merkato.

JANË RRITUR

Tre portierët e Kombëtares shqiptare kanë pësuar rritje në vlerën e tyre në merkato. Etrit Berisha, Tomas Strakosha dhe Alban Hoxha kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të kuqezinjve. I pari vjen pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Atalantës duke qenë vendimtar në kualifikimin për në Ligën e Europës.

kombetarja vlera para europianit

Strakosha ndërkohë blindoi vendin e titullarit te Lacio duke nxjerrë jashtë loje Marketin, por edhe Alban Hoxha ka bindur me performancat e tij. Nuk mund të mungonte në këtë listë mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili vazhdon të rrisë vlerën e tij në “transfermakt”, nga 14 mln në 18 mln euro. Pjesa e sulmit gjithashtu ka pësuar rritje graduale. Lojtarët si Latifi, Llullaku, Roshi, Cikalleshi dhe Sadiku duket se kanë rënë në syrin e specialistëve.

KANË RËNË

Lojtarët që kanë luajtur pak, por edhe ata që kanë pasur probleme kanë pësuar rënie të vlerës së kartonit të tyre. Diçka e tillë ka ndodhur kryesisht me lojtarët e mbrojtjes si Ajeti, Gjimshiti, Aliji, por edhe mesfushorët Kaçe, Basha, Lila dhe Memushaj. Pavarësisht këtij fakti, rënia e vlerës së kartonit të tyre nuk ka ndikuar për të prishur trendin në rritje të të gjithë Kombëtares Shqiptare.

kombetarja vlera

/PanoramaSport

Next Post
Mbi shpinën e kryeministrit, FOTOJA ndryshe me të voglin Zaho

Mbi shpinën e kryeministrit, FOTOJA ndryshe me të voglin Zaho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com