• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

by A R
09/07/2026 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave maqedonase për pengimin e kalimit të disa personave në pikën kufitare të Qafë Thanës, të cilët shoqëroheshin nga disa deputetë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Hita sqaroi se në pikën kufitare janë paraqitur katër shtetas, tre prej të cilëve dispononin pasaporta diplomatike. Sipas tij, këtyre personave iu bë e ditur se mund të vijonin udhëtimin, ndërsa një person tjetër që i shoqëronte nuk u lejua të kalonte për shkak të një pengese ligjore në Shqipëri.

“Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, 3 prej tyre dispononin pasaporta diplomatike. Iu është bërë me dije se mund të vazhdonin udhëtimin, por një person i shoqëruar me ta ka pasur pengesa të ligjshme në Shqipëri dhe nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. 3 të tjerët nuk kanë pranuar të vazhdonin udhëtimin dhe janë kthyer drejt Maqedonisë“, deklaroi Hita.

Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se rasti nuk është i veçantë dhe se kontrollet kufitare janë pjesë e procedurave të zakonshme të punës së policisë.

“Nuk është rast i veçuar. Gjatë vitit 2025 kemi kthyer 10 persona të tjerë në 628 raste. Është punë e përditshme dhe nuk ka vend për panik”, u shpreh Hita.

Next Post
Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com