Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin nga qyteti i Kukësit u shpreh se vendi ynë duhet të ndalojë azilkërkimin përmes punësimeve. Vlahutin tha se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi përfitimi si azilkërkues, ndaj zgjidhja është krijimi i mundësive në Shqipëri.
“Diskutuam çfarë mund të bëjmë më shumë për punësimin, pasi Kukësi është një prej bashkive që po humbasin më shumë të rinj. Shumë prej tyre po kërkojnë atë që është e pamundur, azil në vendet e BE. Por kjo nuk është rruga. Ajo çfarë duhet bërë është të krijojmë mundësi këtu. Diskutuam për aeroportin e Kukësit. Jemi në pritje të studimit të fizibilitetit dhe çfarë mund të bëjmë më tej”, tha ambasadorja.
ma.me











