• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlahutin: Reformat e guximshme të Shqipërisë, shembull për rajonin

by Java News
05/07/2018 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“4 vite më parë nisi reforma në drejtësi jo nga zero, por edhe më poshtë se aq. Dekada mangësish nuk ndreqen për një vit apo dy. Por rruga është e mbarë. Shqipëria ka arritur të bëhet model reformash të guximshme dhe shembull për rajonin”, deklaroi sot Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

E pranishme në aktivitetin “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”, Vlahutin tha se “pas reformës në sistemin e drejtësisë faza tjetër për vënien e rregullit është zbatimi i ligjit”.

“Arrestimi i grupeve të organizuara, lufta kundër kanabisit, sekuestrimi i aseteve kriminale kanë qenë disa nga operacionet më të suksesshme të policisë. Një nga arritjet më të suksesshme është edhe ngritja e një grupi cilësor profesionistësh”, tha Vlahutin.

Vlahutin theksoi se, “çështja nuk është nëse ekziston apo jo krimi i organizuar, por a janë institucionet të afta ta shkatërrojnë atë. Krimi i organizuar është transnacional me kriminelë të kombësive të ndryshme dhe lind aty ku ka korrupsion më të madh. Prandaj mirëqeverisja është kusht themelor dhe i panegociueshëm në këtë luftë”.

“Duhet të jemi të qartë që krimi i organizuar nuk mund të jetë më i fortë sesa shteti. Kur krimi godet, shteti duhet të godasë edhe më fort. Asgjë s’mund të jetë më e fortë sesa institucionet. Tolerancë zero ndaj krimit”, bëri thirrje Vlahutin.

“Në këtë luftë”, vijoi ambasadorja e BE, “edhe shoqëria ka një rol mjaft të rëndësishëm. T’u mësojmë fëmijëve tanë të jenë qytetarë të denjë përmes shembujve të jetës sonë. Arsimi ka shumë rëndësi në këtë luftë”.

‘Nëse ka një gjë që më mërzit është kur dëgjoj se perceptimi i Shqipërisë jashtë është pasqyrimi i krimeve të personave me origjinë apo nënshtetësi shqiptare. Por unë kam takuar njerëz punëtorë dhe të mirë dhe nuk është e drejtë që ata të vendosen në një kontekst të tillë prej atyre që turpërojnë familjen e tyre. Shteti shqiptar nuk është përgjegjës për kriminelët me nënshtetësi shqiptare në Europë. BE po angazhon burime të konsiderueshme financiare dhe njerëzore në Shqipëri”, theksoi Vlahutin.

a.ç

Next Post
Aksident tragjik në Divjakë, përplaset për vdekje këmbësori

Aksident tragjik në Divjakë, përplaset për vdekje këmbësori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve, drejtuesi i Jet Ski ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë

Rrezikoi jetën e pushuesve, drejtuesi i Jet Ski ndëshkohet me 3 milionë lekë gjobë

August 6, 2026
Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

August 6, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Pezullohet operacioni për shkak të errësirës, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

August 6, 2026
Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

August 6, 2026
Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

August 6, 2026
25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

August 6, 2026
U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com