Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja, Romana Vlahutin, deklaroi sot nga Korça se reforma në drejtësi është kushti kryesor për integrimin e vendit tonë në BE.
“Reforma kërkon ndërhyrje të thella për të evidentuar se çfarë nuk funksionon. Në progres-raport do të qartësohet ecuria e Shqipërisë”, tha Vlahutin.
Vlahutin theksoi gjithashtu se, është “e kënaqur që opozita u kthye për reformën në drejtësi”.