• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlahutin me të rinjtë: Reforma në drejtësi i hap rrugë integrimit

by A R
06/05/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

COD, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit, Rrjetin Kombëtar Rinor Shqiptar, Lidershipin e të Rinjve të Tiranës dhe Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri zhvilloi sot takimin me temë “Të Rinjtë dhe Europa”, pjesë e ciklit “Hapësirë Rinore”.

Në panel, ishin Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit dhe Romana Vlahutin, përfaqësuese e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Gjithashtu të ftuar për të bashkëbiseduar për rolin e rinisë në integrimin europian të vendit, ishin të rinj, përfaqësues të organizatave të të drejtave të njeriut, shoqatave rinore, OJF-ve ndërkombëtare, institucioneve shtetërore dhe trupit diplomatik.

Ministrja Gjosha foli për integrimin e Shqipërisë në BE dhe sfidat e shoqatave rinore për ndërgjegjësim e përfshirje. Gjosha tha se Shqipëria është pranë hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Por, theksoi se reforma në drejtësi është çështje vendimtare për këtë synim.

Gjosha tha se reforma në drejtësi është një më të rëndësishme që do t’i japë vendit një shtysë drejt integrimit është miratimi i reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi do ti hapë rrugë integrimit dhe besimit tek sistemi i drejtësisë. Jemi shumë pranë çeljes ë negociatave si dhe shumë pranë miratimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi do të kalojë shumë shpejt. Reforma kërkon maturinë e politikës.” tha Gjosha.

Ministrja Gjosha shtoi se të rinjtë duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjes. “Rinia janë ambasadorët më të mirë të vendit dhe zhvillimit të tij. Pa të rinjtë, nuk shkojmë dot në BE” tha ajo.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin deklaroi se Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se ajo duhet të bëhet sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe se ajo do të ndryshojë gjithçka në Shqipëri.

Sipas saj, zbatimi i kësaj reformë do të ndryshojë gjithçka në vendin tonë, pasi Shqipëria duhet të arrijë të gjitha standardet që të përfshihet në Bashkimin Europian.

“Reforma në drejtësi duhet të bëhet sipas standardeve të BE-së. Drejtësia është e rëndësishme për Shqipërinë. Shqipëria duhet të zbatojë rregullat për t’iu bashkuar BE-së. Duhet të arrihen standardet e arritura nga vendet e tjera. Reforma në drejtësi është për Shqipërinë, jo për Bashkimin Evropian. Reforma e drejtësisë është shumë e rëndësishme dhe se do të ndryshojë gjithçka në këtë vend” tha ajo.

Vlahutin nga ana tjetër i konsideroi të rinjtë shqiptarë si një forcë e madhe, ndërkohë që iu ka bërë thirrje atyre që të përfshihen në vendimmarrje në mënyrë që e ardhmja e tyre të bëhet më e mirë.

Po ashtu, ajo shtoi se integrimi i vendit është një mundësi e mirë për përmirësimin e jetës, por ajo theksoi se dialogu mbetet çelësi i suksesit për çdo proces.

“Një çështje e rëndësishme është dialogu. Këtu ka mungesë dialogu, por cilësia e dilogut nuk është të thuash atë që mendon por të kuptosh atë që të tjerët mendojnë ndryshe. Edhe pse duhet të dialogojnë me njerëz me pikëpamje të ndryshme, dialogu është i rëndësishëm. Dialogu i’u bën të përfshiheni në vendimmarrje. Ju jeni e ardhmja dhe çdo gjë varet nga ajo që do të bëni ju. Fuqia tjetër që keni ju, janë prindërit. Çdo vendim që merrni duhet ta diskutoni me prindërit. Keni më shumë pushtet sesa mendoni. Integrimi për përmirësimin e jetës” tha Vlahutin.

Takimi u zhvillua në prag të Ditës së Europës, më 9 maj, e cila përkujton fitoren e Bashkimit, të ngritur mbi vlerat e ndërsjella dhe respektin për dinjitetin njerëzor. “Të rinjtë dhe Europa” mbledh në një hapësirë dialogu të rinj aktivistë e politikanë dhe i vendos përballë njëri-tjetrit në një diskutim energjik.

“Integrimi social i të rinjve në të gjitha aspektet e tij të shumëfishta shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga problemet kryesore në shoqëritë europiane. Gjatë kësaj faze të jetës, të rinjtë hasin vështirësi për t’u bërë pjesë e jetës ekonomike dhe sociale të vendeve respektive”, citohet në një sondazh të Komisionit Europian. Duke kremtuar Ditën e Europës dhe nderuar themelet e saj, takimi inkurajon dialogun e pjesëmarrjen në çështjet rinore dhe ato të BE-së.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri), e themeluar në 1997, prej vitesh jep kontribut të rëndësishëm në respektimin e tyre, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi e shfrytëzimi. CRCA punon për zhvillimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve përmes programeve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në nivel lokal dhe kombëtar. (javanews.al / a.r)

Next Post

Në kërkim të ADN-së së Da Vinçit për rindërtimin e profilit gjenetik, analizohen pikturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In