• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vlahutin: Gjyqtarët me rrogën 1500 euro kanë miliona euro pasuri të pashpjegueshme

by A R
24/11/2015 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë tryezës për konsultimin publik të ndryshimeve ligjore për Reformën në Drejtësi, Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka thënë se gjyqtarët që kanë në llogaritë e tyre miliona euro, duke patur një rrogë jo më të madhe se 1 500 euro, do të duhet të dalin përpara drejtësisë. Vlahutin theksoi se ligji në Shqipëri duhet të mbrojë qytetarët dhe jo të pasurit.

“Mbështetja e jonë mbi reformën nuk mbështetet tek mendimi se disa gjyqtarë janë më të korruptuar. Gjyqtarët dhe prokurorët janë vektori kryesor i ndryshimeve. Kanë miliona euro pasuri në mënyrë të pashpjegueshme. Ku paga më e madhe e gjyqtarëve është 1 500 euro disa kanë akumuluar miliona euro. Pse ndodh? Për shkak se janë martuar me partnere të pasur apo vijnë nga familje të pasura? Është ky një sistem për të mbrojtur qytetarët apo të pasurit nga ligji. Nëse unë do të isha e martuar me një partner të pasur do të isha e para që do të mbështesja këtë reformë pasi do të doja që pasuria ime të ishte e ligjshme. Procedura e kontrollit është mu në zemër të kësaj reforme. Llogaridhënia duhet të jetë parimi kryesor”, tha Vlahutin.

Sipas Vlahutin, kultura e personmave të paprekshëm duhet të marrë fund me anë të reformës në drejtësi.

“Ju të gjithë jeni të ndërgjegjshëm se nëse Shqipëria dëshiron që një ditë të jetë pjesë e BE-së reforma në drejtësi është një kush i panegociueshëm. Hetime serioze, hetime të rënda dhe dënime në të gjitha nivelet e mundshme. 25 vjet më përpara ju e fituar sërish lirin individuale për të thënë atë që mendonit. Nuk e fituat lirin që të robëroheshit. Nuk ka asnjë person të paprekshëm, ata mbështeten tek kultura e pandëshkueshmërisë”, përfundoi Vlahutin.

Kreu i EURALIUS Deville: Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë

Kreu i Misionit të EURALIUS, Rainer Deville ka bërë një deklaratë mjaft të fortë kundrejt Shqipërisë dhe sistemit të saj gjyqësor duke thënë se vendi ynë renditet i pari në Europë përsa i takon korrupsionit.

“Gjyqtarët e prokurorët të justifikojnë milionat. Nëse pini kafe me kriminelë, do të pushoheni nga puna. Prokurorët e gjykatësit do e kenë pagën mbi 2 milionë lekë”, tha Neville.

Next Post

Furtunë në Doganë, pezullohen 21 drejtues të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In