Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, ka përfunduar takimin me kryeministrin Edi Rama në kryeministri. Në takim ka qenë i pranishëm edhe europarlamentari Knut Fleckenstein.
Takimi bëhet një ditë pas propozimit të kryeparlamentarit Ilir Meta për një takim të nivelit të lartë, me pesë pjesëmarrës, ku përfshihen edhe Rama, Basha, Lu e Vlahutin.
Dy të fundit kanë bërë të ditur se janë dakord me ftesën e Metës për t’u takuar dhe arritur konsensusin për Reformën, por mbi bazat e propozimit të bërë nga Victoria Nuland.
D.I.