• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlahutin: BE nuk bën kompromis për pronën! Absurde, është legalizuar edhe deti!

by Java News
22/06/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse e ngritur në çdo dokument te BE, orientimi europian për pronën nuk ka qenë asnjëherë kaq i drejtpërdrejtë e publik sa në tryezën për pronën të organizuar ditën e premte.

Diplomatja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha se çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet.

Vlahutin shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale: “E kuptoj se ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde.”

“Çështja e pronës është komplekse duke nisur me marrjen e pronës private gjatë komunizmit, ndjekur më pas nga një periudhë shumë e gjatë tranzicioni dhe shumë abuzimeve gjatë dekadave, përfshirë këtu, dhe abuzimet për qëllime politike e elektorale. Gjithashtu kur njerëzit me fjalë u ftuan të zaptojnë tokat. Përmend ligjin e famshëm 7501, ligjin e legalizimeve nga 2006 dhe ka shumë të tjerë që fatkeqësisht i japin më shumë të drejtë atyre që abuzuan sesa atyre që u abuzuan.

Shto dhe korrupsionin në gjykata, në institucione të ndryshme dhe në mënyrë të vecantë në nivel lokal” tha zonja Vlahutin.

Ambasadorja e BE ka qenë në zemër të procesit kur përmend se 97% e letrave që merr kanë lidhje me pronën.

” Ju do të vini re se unë nuk përdor termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh, ju jeni pronarë” u dha zemër ajo pronarëve shqiptarë.

Qendrimi europian permes ambasadores ka qene kategorik, ne te njejten menyre, qe ka paralajmeruar se nuk do te kete kompesim 100 per pronaret.

“Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës duhen të ndalen. Dhe ndërtimet pa leje në bregdet nuk duhet të legalizohen më. Të vendosen gjoba ndaj atyre që kanë përfituar nga toka e të tjerëve. Praktika europiane ka treguar se kompensimi 100% të pronarëve për pronat e marra nga regjimi komunist është i pamundur, dhe duhet një kompromis. Një tranzicioni të tillë kaq të gjatë dhe të vështirë nuk do t’i jepet fund pa një dialog” tha zonja Vlahutin

Ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi ngritjen e një agjensie unike për integrimin e proceseve që lidhen me pronat.

Kuadri i ri ligjor synon ndërtimin e një agjensie unike që mundëson integrimin e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me pronën dhe trajtimin e titujve të pronësisë. Kjo agjenci do integrojë disa institucione brenda saj. Për periudhën tranzitore janë marrë një sërë masash si puna për evidemtimine pasurive të paluajtshme shtetërore në bregdet dhe ato të investimeve strategjike.

a.ç

Next Post
I riu tenton t’i marrë me forcë çantën një gruaje në Tiranë, shpallet në kërkim

I riu tenton t'i marrë me forcë çantën një gruaje në Tiranë, shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com